1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Gjermanët më besimtarë nga sa mendohej

Besimi tek Zoti ka në Gjermani shumë më tepër rëndësi nga sa ishte supozuar deri tani. Në këtë përfundim arrin një studim ndërkombëtar i fondacionit Bertelsmann.

default

Sipas studimit shumica e gjermanëve mund të klasifikohen si besimtarë. Një në pesë gjermanë është madje tepër besimtar dhe lutet shpesh. Kjo vlen në rradhë të parë për katolikët. Por nga ana tjetër fenomeni i daljes nga kishat bën që rezultati i studimit të jetë befasues.

Kishat janë bosh, megjithatë njerëzit megjithatë besojnë

Në këtë rezultat arrin një studim i fondacionit Bertelsmann. Sipas tij feja luan në jetën e gjermanëve një rol më të rëndësishëm nga sa mendohet shpesh, veçanërisht në landet e vjetëra. Martin Rieger nga fondacioni Bertelsmann thotë: "As unë vetë nuk prisja që 70 për qind të ishin besimtarë dhe prej tyre madje 18 për qind shumë besimtarë. Për ne kjo ishte një surprizë e madhe." Besimi tek gjermanët është më pak i rëndësishëm se në 21 vendet në të cilat u krye studimi. Por kishat shohin më shumë potencial. Werner Thissen, arqipeshkv në Hamburg: "Tani pas studimit do të thoja: Zoti ka qenë gjithnjë i pranishëm por ne nuk e kemi parë, ndoshta ishte fshehur por ne mund t'a rigjejmë."

Feja nuk ka të bëjë patjetër me Kishën

Veçanërisht befasues është në studim fakti që shumë të rinj kërkojnë besimin. Edhe shumë njerëz jo fetarë besojnë në Zot. "Ne nuk jemi besimtarë por sigurisht është për të patur zili kush është në gjendje të besojë" - thotë një grua. "Mendoj se feja nuk ka të bëjë patjetër me Kishën. Unë mund të besoj tek Zoti dhe nuk duhet të shkoj patjetër në Kishën protestante apo atë katolike" - thotë një tjetër. Së fundi studimi tregon se besimi është po aq i larmishëm sa edhe vetë popullsia.

  • Data 19.12.2007
  • Autor Kails, Karin / DW-TV
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CdXe
  • Data 19.12.2007
  • Autor Kails, Karin / DW-TV
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CdXe