1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermanët dhe izraelitët?

Çfarë i lidh gjermanët dhe izraelitët? Çfarë i ndan të dy shoqëritë?

Die beiden Fotos wurden von mir aufgenommen (Copyright Deutsche Welle) bei der Veranstaltung Fremde Freunde über das deutsch-israelische Verhältnis in Berlin am 17.2.2012. Auf den Bilder sind zu sehen von links nach rechts: Omid Nouripour (Die Grünen), Shimon Stein, ehemaliger isr. Botschafter in Deutschland, Marc Berthold, Büroleiter der Heinrich-Böll-Stiftung in Tel Aviv, Gad Algazi, Historiker aus Tel Aviv und Ralf Fücks, Vorstand der Heinrich-Böll-Stiftung. DW/Marx. 17.2.2012.

Aktivitet gjermano- izralit i fondacionit Heinrich-Bëll të afërt me të Gjelbrit.

Nitzan Horowitz kujton me dëshirë verën e vitit 2006. Atëherë gazetari sportiv informonte për kampionatin botëror të futbollit në Gjermani. Me gjithë entuziazmin e kësaj përralle të ndritshme vere ai përpiqej mbrëmje për mbrëmje t'ua sillte pranë bashkëatdhetarëve Gjermaninë e re, të vetësigurtë dhe të gëzueshme. Izraelitët nuk duhet të trembeshin nga pamjet televizive, që tregonin, se si valëviteshin flamujt gjermanë, thoshte ai. Ky nuk është deklarim i nacionalizmit gjerman, por shprehje e gëzimit të kampionatit botëror të futbollit dhe mikpritjes së gjermanëve.

Miqësi gjermano-izraelit

b#bSot Nitzan Horowitz është deputet i partisë së vogël Meretz, në parlamentin izraelit. Marrëdhëniet gjermano-izraelite janë për të ndërkohë një çështje politike me rëndësi të madhe: "Mendoj se Gjermania është sot një spirancë e demokracisë", thotë ai në bisedë me Deutsche Wellen. "Jo vetëm në Europë, në të gjithë botën. Gjermania është sot dhe këtë unë e them si deputet i Knesset-it dhe si gazetar, një shtet i fortë demokratik dhe i stabilizuar dhe një shembull i mirë për të tjerët."

Në të dyja vendet ka një brez, që shikon në të ardhmen dhe jo në të kaluarën. Këto breza të rinj kanë një shkëmbim në të gjitha fushat, si në atë politike, ashtu edhe në atë ekonomike, shkencore dhe kulturore. Përveç kësaj ka edhe shumë miqësi private ndërmjet gjermanëve dhe izraelitëve, që çojnë në një mirëkuptim më të thellë ndërmjet dy kombeve.

Shimon Stein, Ambasadori izraelit në Berlin

Shimon Stein, Ambasadori izraelit në Berlin

Këtij idili të marrëdhënieve bilaterale i kundërvihet vazhdimisht historiani gjermano-izraelit, Michael Wolffsohn. "Mes Gjermanisë dhe Izraelit nuk ka miqësi", konstaton ai me gjakftohtësi. Që prej vitit 1981 rritet distanca ndërmjet të dy vendeve. Kjo vihet re qartë edhe nga anketimet. Pas luftës gjashtëditore të vitit 1967 Izraeli ka gëzuar një emër shumë të mirë në Gjermani, që është dëmtuar nga lufta e Yom-Kippur-it të vitit 1973. Një çarje e thellë erdhi pastaj në vitin 1981, kur u hap një polemikë e ashpër ndërmjet ish kryeministrave të atëhershëm Menachem Begin dhe Helmut Schmidt, për shkak të planifikimit të furnizimit me armë të Arabisë Saudite. Sot Izraeli, në opinionin gjerman konsiderohet si një nga vendet më të papopulluara në botë.

Miq të huaj

Aktivitet i fondacionit Heinrich-Bëll të afërt me të Gjelbrit.

Aktivitet i fondacionit Heinrich-Bëll të afërt me të Gjelbrit.

Pikëpamjet e tyre të kundërta Wolffsohn und Horovitz i prezantojnë në Berlin në një aktivitet të fondacionit Heinrich-Bëll të afërt me të Gjelbrit. Nën moton "Miq të huaj" pjesëmarrësit nga Gjermania dhe Izraeli diskutojnë një ditë të tërë, për atë se çfarë i bashkon dhe çfarë i ndan të dy vendet. Për ish-ambasadorin izraelit në Gjermani Shimon Stein është e qartë: "Ajo, që na bashkon, është Shoah." Shkatërrimi i hebrejve evropianë nga Gjermania naziste do të errësojë për një kohë të gjatë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, thotë ai. Për shkak të përgjegjësisë historike politikanët gjermanë theksojnë herë pas here angazhimin e tyre për të drejtën e ekzistencës dhe sigurinë e shtetit të Izraelit. Por çfarë do të thotë kjo konkretisht? A do të qëndrojë Gjermania përkrah Izraelit, në qoftë se ushtria izraelite sulmon Iranin, për të ndaluar zhvillimin e programit atomik iranian? Për këtë pyetje ai nuk ka marrë asnjëherë përgjigje si ambasador.

Vlerat e përbashkëta

Michael Wolffsohn, historian

Michael Wolffsohn, historian gjerman

Historiani nga Tel Avivi Gadi Algazi nuk do që ta shohë Gjermaninë, në rastin e një sulmi izraelit kundër Iranit, në anën e Izraelit. Një sulm ushtarak kundër programit atomik të Iranit do të ishte shkatërrues, shpjegon ai. Gjermania nuk duhej ta mbështeste në asnjë mënyrë një politikë të tillë. Sipas mendimit të tij miqtë më të mirë të Izraelit janë ata aktivistët e rinj, që demonstrojnë së bashku me palestinezët dhe izraelitë në Bregun Perëndimor kundër pushtimit. "Atë, që ne kërkojmë nga Izraeli mund ta përkufizojë kështu: Fundi i politikës kolonizuese nga ana e Izraelit. Përderisa politika izraelite e kolonizimit vazhdon të ekzistojë, nuk do të kemi paqe në Lindjen e Mesme. Kjo është zemra e tragjedisë sonë. Prandaj do të thoja, presion ekonomik, politik mbi Izraelin, derisa Izraeli të ndërpresë politikën kolonizuese."

Një mendim të ngjashëm ka edhe studjuesja e shkencave politike dhe ish deputete e Knesset-it, Naomi Chazan. "Ajo, që nga lidh, nuk është e kaluara, por e ardhmja", është bindja e saj. Gjermanët janë mësuar, që t'i përcaktojnë marrëdhëniet me Izraelin nga historia. Megjithatë ajo mendon se vlerat e përbashkëta kanë më tepër rëndësi se barra e historisë. Miqtë e Izraelit duhet ta mbështesin shoqërinë izraelite në përpjekjet e saj për demokraci, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe drejtësinë sociale. Pa demokraci Izraeli nuk ka bazë për të jetuar dhe të ardhme, thotë Chazan. Si presidente e OJQ-së "New Israel Fund", ajo angazhohet për një shoqëri pluraliste dhe egalitare në Izrael dhe është bërë për këtë arsye objekt i sulmeve të tërbuara të së djathtës politike në këtë vend.

Kritika lejohet

Edhe psikoanalisti dhe autori me prejardhje nga Zvicra, Carlo Strenger ka rënë nën zjarrin e kritikave për shkak të kritikës ndaj politikës së qeverisë. Por kjo nuk e pengon atë, që të vazhdojë ta publikojë mendimin e tij, thekson ai në një intervistë me DW. Të njëjtën gjë ai e pret edhe nga miqtë gjermanë të Izraelit. Kritika ndaj politikës izraelite është e lejueshme dhe pajtohet me miqësinë me Izraelin. Ai e kupton se politikanët gjermanë e kanë të vështirë të kritikojnë Izraelin. Pikërisht kancelarja gjermane Angela Merkel po bën punë të mirë. Ajo nuk e fsheh të kaluarën gjermane dhe nuk trembet as nga kritika e drejtë.

Autorin: Bettina Marx/ Angelina Verbica
Redaktoi: Aida Cama