1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjermanë në luftë për islamistët

Organet federale me sa duket kanë të dhëna të sakta, sa gjermanë luftojnë për milicinë terroriste "Shteti Islamik". Presidenti i Mbrojtjes së Kushtetutës, Maaßen përmend shifra të detajuara dhe u tregua i shqetësuar.

Në bazë të këtyre shifrave, në luftë në anën e ekstremistëve janë vrarë deri tani rreth 60 vetë nga Gjermania. Të paktën nëntë prej tyre patën vrarë veten në atentate vetëvrasëse, i tha Presidenti i Zyrës Federale të Mbrojtjes së Kushtetutës gazetës "Welt am Sonntag." Maaßen tha: "Ky është një sukses i trishtueshëm për propagandën islamike". Ndërkohë janë rreth 550 vetë nga Gjermania që janë nisur në drejtim të Sirisë dhe Irakut. Mbrojtja e Kushtetutës është e shqetësuar për numrin e madh, i cili është rritur edhe më fort në gjashtë javët e fundit.

Nuk ka përgjim 24 orë në ditë

Nga gjermanët, të cilët qenë bashkuar me grupin ekstremist "Shteti Islamik" (IS) ndërkohë rreth 180 vetë janë kthyer sërish në Gjermani. Në rastin e tyre po shqyrtohet se cilat masa duhen marrë për kontroll. Por institucioni i tij nuk ka kapacitete për t'i vëzhguar të gjithë ata që kthehen:" Duke pasur parasysh burimet tona të fundme dhe faktin që ne nuk mund t'i vëzhgojmë 24 orë në ditë këta njerëz, ne duhet të veprojmë me maturi", tha Presidenti i Mbrojtjes së Kushtetutës, Hans-Georg Maaßen.

Konferenz für Nationale Cybersicherheit 19.05.2014 Potsdam

Hans-Georg Maaßen

Pyetjes sa i madh është rreziku që Gjermania të kthehet në një objektiv sulmi për IS, Maaßen ju përgjigj: "Ne ndodhemi në të njëjtën varkë me SHBA, Britaninë e Madhe, Francën dhe shtete të tjera perëndimore. Situata është shqetësuese, po ne nuk duhet të kemi frikë. Ne duhet të përgatitemi që atentate mund të ndodhin edhe te ne, edhe nëse ne bëjmë gjithçka që t'i pengojmë ato. Thjesht duhet të dimë: ekziston njëfarë rreziku."

IS konsiderohet si model suksesi

Në mbështetësit gjermanë të ekstremistëve veç kësaj ekziston një rivalitet i madh midis IS dhe Al Kaidas. Por që prej verës vërehet që shumica mbështet IS, i cili shihet si një lloj modeli suksesi.

Një vëmendje të veçantë, Mbrojtja Kushtetuese sipas Maaßen i kushton komunikimit të mbështetësve të IS në rrjetet sociale digjitale. Autoritetet gjermane të sigurisë, përsa u përket shuarjes së postimeve janë në kontakt të ngushtë me pronarët nacionalë dhe ndërkombëtarë të platformave. Synimi është që ky "komunikim të kufizohet sa të jetë e mundur më shumë."