1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Gjeorgjia përpiqet të afrohet me BE-në

Rusia i vëzhgon përpjektet e ish-kundërshtares së saj të luftës me sytë e Argusit.

Kryeministri gjeorgjian Bidsina Ivanishvili dukej nervoz kur filloi fjalimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg. Ky ishte fjalimi i tij i parë publik para një institucioni europian, dhe ai fjalët e hapjes i tha në frëngjisht, në mënyrë që të theksonte mesazhin e tij: Republika e Gjeorgjisë po e mban kursin e vet drejt Evropës: anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian mbeten si qëllime të politikës së jashtme - edhe tani kur qeveris koalicioni i tij "Endërra gjeorgjiane".

Georgien Bidzina Iwanischwili

Bidsina Ivanishvili

Ivanishvili donte të largonte dyshimet, që e shoqërojnë sepse miliarderi ka jetuar në vitet nëntëdhjetë në Rusi, ku ka bërë edhe miliardat, dhe pasi hyri në politikë një vit e gjysmë më parë u shpreh për një përmirësim të marrëdhënieve gjeorgjiane me Rusinë që ishin të ngrira që nga lufta e gushtit të vitit 2008.

Këto dyshime u ngritën menjëherë, kur Ivanishvili iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të Këshillit të Evropës pas fjalimit të tij. Parlamentari polak Zbigniew Girzynski kërkoi të dinte nëse Ivanishvili dëshiron ta mbrojë pavarësinë e Gjeorgjisë kundër Rusisë.

Pyetjet e tjera u përqendruan në qëndrimin e qeverisë së re ndaj paraardhësve, Partisë së Bashkuar Lëvizja Kombëtare (UNM) e Mikhail Saakashvilit, i cili deri në tetor është president i Gjeorgjisë. Parlamentarët thanë se kishin dëgjuar për presion ndaj UNM dhe përfaqësuesve të zgjedhur në rajone. Deputeti britanik Andrew Leigh kritikoi reformën gjyqësore në Gjeorgji, prej së cilës janë të prekur dhe duhet të largohen nga puna edhe juristë të Këshillit të Lartë Gjyqësor që janë të afërt me partinë e Saakashvilit.

Ndikim jashtë vendit, humbje pushteti në Gjeorgji

Mbështetësit e presidentit Sakashvili po e vazhdojnë politikën e tyre të brendshme jashtë vendit. Këshilli i Evropës gëzon në vendet jo anëtare të BE-së, si Gjeorgjia, ende një prestigj të lartë, sikurse dhe kritikat nga aktorët ndërkombëtarë. UNM përfiton nga lidhjet ndërkombëtare, që ka krijuar gjatë nëntë viteve të fundit, kur vendoste si në politikën e brendshme dhe të jashtme gjeorgjiane. Saakashvili shitej jashtë vendit si një demokrat model dhe luftëtar kundër korrupsionit, që dëshiron ta fusë Gjeorgjinë në NATO dhe BE.

Georgien Veranstalltung der Partei vom Präsident Saakaschwili

Mbështetës të presidentit Sakashvili

Por Sakashvili ka humbur në vend besimin si një figurë udhëheqëse dhe kjo jo vetëm pas publikimit të dokumenteve, për shembull, për jetesën e tij ekstravagante dhe dhurata të shtrenjta që u ka bërë gazetareve me shpenzimet e qeverisë. Për shkak të humbjes së reputacionit Sakashvili shpreson tek kontaktet e mira që ka përtej Atlantikut dhe me deputetët e partive konservatore në Evropë.

Por presidenti Sakashvili dhe mbështetësit e tij duket se kanë shkruar ndoshta një hap shumë larg. Diplomatët kanë shprehur ndaj tyre kritika të hapura. Madje ambasadori zviceran në Gjeorgji, Günther Baechler, tha se grupi parlamentar i partive konservatore evropiane po bën për Saakashvilin propagandë të stilit sovjetik. Edhe Brukseli thekson se marrëveshja e asociimit është e rëndësishme jo vetëm për Gjeorgjinë, por edhe për BE-në. Gjeorgjia përbën problemin më të vogël - në krahasim me vendet e tjera si Bjellorusia, Ukraina, Azerbajxhani, Moldavia dhe Armenia.

Në rrugën e asociimit

Zyrtarët e BE-së konstatojnë se gjeorgjianët nuk kanë vetëm vullnetin, por gjithashtu edhe po bëjnë përpjekje për të përmbushur kërkesat e BE-së. Dhe për momentin, nuk dëgjohen fjalë të ashpra kundër Ivanishvilit. Përkundrazi: kohët e fundit, i ftuar në një takim të "Miqve të Gjeorgjisë" të Fondacionit Marshall në Mynih ishte ftuar kryeministri dhe jo presidenti Sakashvili. Në një intervistë Ivanishvili tha, se atmosfera ishte në fillim e tensionuar, por në mbrëmje akulli ishte thyer. Ivanishvili është i bindur se tani do të mund ta përballojë kundërshtarin e tij politik edhe jashtë Gjeorgjisë.