1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjeneral Sylejman Selimi : FSK aspiron të jetë pjesë e NATO-s

Forca e Sigurisë së Kosovës, filloi të mërkurën zyrtarisht misonin. Në një intervistë për Deutsche Wellen, komandanti i FSK-së, gjeneral Sylejman Selimi thotë se serbët e Kosovës janë të mirëseardhur në FSK.

Gjen. Sylejman Selimi, komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës

Gjen. Sylejman Selimi, komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës

Deutsche Welle: Gjeneral Selimi, Forca e Sigurisë së Kosovës filloi punën zyrtarisht, çfarë do të thotë kjo për ju, jeni komandanti i parë i një force të re në shtetin e ri ?


Sylejman Selimi: Për mua është shumë me rëndësi të jem në krye të kësaj force, një forcë e cila do t`i shërbejë të gjithë qytetarëve të Kosovës. Normalisht ndjehem mirë, jam i lumtur që jam komandant i kësaj force, por në të njetën kohë ndiej përgjegjësi që kjo fofcë të jetë e trajnuar mirë dhe të jetë në nivel të detyrës.


Deutsche Welle: Gjeneral Selimi, FSK- pason TMK-së, disa herë jeni deklaruar se procesi i shpërbërjes së TMK-së është i dhimbshëm, sa vërtetë është e dhimbshme për ju shuarja e TMK-së, ku për vite të tëra keni qenë dhe komandant i përgjithshëm i asaj trupe?


Sylejman Selimi: Për mua normalisht dhe për të gjithë pjestarët që kanë shërbyer në TMK, procesi i shpërbërjes është i dhimbshëm. Kjo për faktin që TMK-ja ka qenë një institucion shumë i respektuar nga qytetarët e Kosovës, madje në të gjitha sondazhet ka dalë institucioni më i sukseshëm dhe më i respektuar. Është shumë e dhimbshme që qindra pjestarë të TMK-së nuk do të jenë pjesë e FSK-së dhe nuk dinë se nga do të shkojnë. Shumë nga ta nuk kanë të ardhme tjetër, sepse janë mësuar të shërbejnë në uniformë. Është shumë e rëndë për mua që shumë nga këta pjestarë nuk do të mund të integrohen në shoqërinë kosovare ashtu sic ata kanë dëshiruar.


Deutsche Welle: Shuarja e TMK-së u bë siç u tha gjithandej me dinjitet. E cilësoni ju këtë edhe një sakrificë të pjestarëve të TMK-së?


Sylejman Selimi: Për një pjesë shumë të madhe të tyre është një sakrificë. Një pjesë e tyre do të gëzojnë pensionin nga shteti, flas për ata që kanë moshën mbi 45 vjeç, por numri i pjestarëve që janë nën moshën 45, është shumë i madh dhe ata nuk do të gëzojnë asnjë privilegj. Por unë besojë se me angazhimin e të gjithëve në këtë rast flas për angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare me programin për risistemin e tyre, këta pjesar do të gjejnë një rrugë të duhur.


Deutsche Welle: Gjeneral Selimi, FSK-ja duhet të jetë një trupë shumëetnike, ashtu siç parasheh pakoja e Marti Ahtisarit. Ka të interesuar nga pakicat kombëtare që të përfshihën në këtë forcë?


Sylejman Selimi: Po, ne tash e kemi listën e shumicës së pjestarëve të FSK-së dhe në këtë listë ka mjaft pjestarë të pakicave në radhët e tyre edhe pjesarë të komunitetit serb. Kjo është një gjë e mirë dhe besojë se ky numër në të ardhmën do të rritet.


Deutsche Welle: Gjeneral Selimi, zëvëndësi i juaj i dytë duhet të jetë nga radhët e serbëve të Kosovës, apo?


Sylejman Selimi : Ne do të kemi antarë serbë dhe në strukturat më të larta të shtabit të përgjithshëm të FSK-së, janë disa vende të lira dhe shpresojmë se këto vende shpejtë do të plotësohen me emra profesional të pakicave në këtë rast edhe të pakicës serbe.


Deutsche Welle: Keni ndonjë problem që të punoni më ta?


Sylejman Selimi: Jo absolutisht nuk do ta kem prolem, nuk e ka pasur problem as gjatë shërbimit në TMK-së, kemi pasur shumë pjestar të serbëve dhe kemi punuar bashkarisht me ta. Jam i binudr që edhe në FSK-së të gjithë pjestarët e pakicave do të ndjehen mirë dhe ne do të punojmë bashkë me ta.

Deutsche Welle: Gjeneral Selimi, NATO-ja do të mbikqyrë FSK-së si mendoni se do të jenë bashkëpunimi dhe në çfarë fushash?


Sylejmani Selimi: Që kur ka filluar ky proces është zhvilluar në bashkëpunim me NATO-on. Ka qenë një interesim i vazhdueshëm I NATO-s që ta ndihmojnë krijimin e FSK-së, ai bashkëpunim besoj se do të vazhdojë. Ne sinqerisht jemi të lumtur që mund ta marrim pervojën e NATO-os, si në trajnime, paisje por edhe në infrastrukturë.


Deutsche Welle: Gjeneral Selimi, presidenti serb Boris Tadiç, ka deklaruar se është kundër krijimit të FSK-së dhe do të angazhohet maksimalisht që kjo trupë të shpërbehet?


Sylejman Selimi: Unë nuk do të dëshiroja të komentojë deklarimet e të tjerëve për Kosovën dhe FSK-së. Megjithatë po jap disa mendime. Ne jemi shtet i ri dhe do të funksionojmë si shtet. Ju e dini që Serbia është kundër pavarësisë së Kosovës dhe është kundër çdo gjëje që është pozitive në Kosovë. Por, ne do ta dëshmojmë që Forca e Sigurisë së Kosovës dhe vetë sheti i Kosovës është prosperues, Kosova ka dyert e hapura dhe është në interes të vendit dhe qytetarëve të saj, që të integrohen në BE dhe në këtë kuadër edhe FSK-së, dëshiron në një të ardhme jo të largët që të jetë pjesë e NATO-s. Unë mund tu them atyre që mendojnë ndryshe për FSK-së, se kjo trupë do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe do të bashkëpunojë me të gjitha vendet fqinjë, ato që ofrojnë bashkëpunim natyrisht.


Deutsche Welle: Gjeneral Selimi, qeveria e Serbisë ka kërkuar nga NATO-ja që të rishikohet marrëveshja e Kumanovës e nënshkruar në vitin 1999 ndërmejt NATO-s dhe Serbisë, e cila largoi forcat serbe të sigurisë nga Kosova. Në bazë të kësaj marrëveshje ekziston një zonë sigurie pesë kilometërshe përreth kufirit të Kosovës ku u ndalohet operimi forcave serbe. Si e cilësoni ju këtë kërkesë?


Sylejman Selimi: Pavarësisht çfarë kërkohet dhe çfarë thuhet, kjo ka të bëjë me politikën dhe diplomacinë. Është shumë me rëndësi që Kosova është në rrugë të mbarë, ka institucionet e saja legjitime, demokratike. Sa i përket marrëveshjes së Kumanovës, ajo është një marrëveshje ndërmjet NATO-s dhe Serbisë. Këto marrëveshje mund të shqyrtohen, mund të analizohen dhe në fund edhe mund të ndryshohen. Çfarë do qoftë rezultati i këtyre bisedave, në Forcën e Sigurisë së Kosovës nuk do të ketë ndonjë ndikim, as Serbia dhe asnjë aktor që mendon ta destabilizojë Kosovën.

(ACA)



  • Data 22.01.2009
  • Autor Intervistën e zhvilloi Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GeEt
  • Data 22.01.2009
  • Autor Intervistën e zhvilloi Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GeEt