1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjendje kaotike e truallit - Sfondi i zjarreve në Athinë

Zjarret e pyjeve në Athinë kanë të bëjnë në një farë mënyre edhe me gjendjen kaotike lidhur me truallin. Pas diegjeve krijohet truall për ndërtim, nga ana tjetër pronarët e tokave nuk kujdesen për mbrojtjen nga zjarri.

Athinë.

Pas diegjeve krijohet truall për ndërtim, nga ana tjetër pronarët e tokave nuk kujdesen për mbrojtjen nga zjarri.

Qysh prej katër vjetësh zjarret e pyjeve gjëmojnë në afërsi të Athinës, ndërkohë janë asgjësuar mbi 15.000 hektarë pyje. Në 150 zona zjarrëfikësit, ushtarët dhe vullnetarët luftojnë me flakët. Ata marrin gjithnjë e më shumë ndihma nga jashtë. Lidhur me shkaqet e vërteta të zjarreve nëpër pyje nuk ka ende të dhëna, e megjithatë shumica e grekëve dyshojnë për zjarrvënie. Prokuroria e Athinës ka nisur hetimet.

Athinë.

Greqia nuk ka një kadastër për mbarë vendin dhe askush nuk e di nëse lejohet të ndërtojë në truallin e vet ose jo. Të tilla zbrasti ligjore shfrytëzohen pa mëshirë prej spekulantëve

Kjo histori nisi 30 vjetë më parë. Në verën e vitit 1981, u dogjën si pasojë e një zjarri të madh mbi 600 hektarë pyje në periferinë nobël të Athinës, Kifissia. Në territorin e djegur pyjor u krijua trualli, ku u ndërtua ilegalisht. Qysh nga ajo kohë zonat në verilindje të Athinës nuk gjejnë qetësi: Aty gjëmojnë gjithnjë e më shumë flakët e zjarreve me pasoja shkatërrimtare për pyjet, e pas kësaj brenda natës politikanët lokalë miratojnë tjetërsimin e tokave në truall ndërtimi, madje i shpallin ato "zona turisitke", gjë që sjell fitime të mëdha.

Kostas Tsouparopoulos, jurist dhe gazetar ekonomik, vizitoi të premten e kaluar (21.08) prindërit e tij në periferinë e Athinës, Voutzas pikërisht në kohën kur shpërtheu zjarri. Prindërit e tij u larguan nga shtëpia duke lënë pas laçkë e plaçkë dhe u strehuan tek i biri në Athinë. „Për fat shtëpia jonë mundi të shpëtohet. Në fakt distanca e flakëve nuk mund të shmangej, megjithatë fqinjët tanë nuk u dëmtuan. Zjarri i madh shpërtheu në lokalitetin Gramatikon, jo larg qytetit Maraton. Atje do të ndërtohet një impiant për diegjen e mbeturinave dhe banorët protestojnë kundër këtij projekti, ndaj fillimisht u dyshua për zjarrvënie. Por ndoshta katastrofa ka të bëjë edhe me pakujdesinë e autoriteteve. Të premten ato mund të kishin ndërhyrë në kohën e duhur, por me sa duket ato i nënvleftësuan përmasat e zjarrit të pyjeve. “

Athinë.

Qysh prej katër vjetësh zjarret e pyjeve gjëmojnë në afërsi të Athinës, ndërkohë janë asgjësuar mbi 15.000 hektarë pyje.

Në qershor kryeministri grek Kostas Karamanlis vizitoi kuartierin kryesor të zjarrëfikësit në Athinë. Në mënyrë demonstrative dhe me besim ai deklaroi përpara kamerave televizive, se autoritetet janë të pajisura mirë dhe mjaft të përgatitura, pra banorët mund të shkojnë të qetë në pushime. Kryeministri nuk e priste që këtë verë sërish do të ndodhë një katastrofë me zjarret. Një ndjenjë e pazotësisë dhe e paaftësisë po përhapet tashmë në Greqi, shumë njerëz janë të indinjuar prej politikanëve, nëpunësve të shtetit dhe spekulantëve me truallin: „Athina po zgjerohet gjithnjë e më shumë. Toka të reja ndërtimi ka tani vetëm në verilindje, sepse zonat e tjera janë të ndërtuara dendur. Qëkurse është ndërtuar aeroporti i ri në brigjet lindore edhe në këtë zonë po rritet kërkesa për imobilie, qofshin ato legale apo ilegale. Për fat të keq kuadri ligjor për ndërtimin është ende i paqartë. Greqia nuk ka një kadastër për mbarë vendin dhe askush nuk e di nëse lejohet të ndërtojë në truallin e vet ose jo. Të tilla zbrasti ligjore shfrytëzohen pa mëshirë prej spekulantëve."

Kostas Tsouparopoulos ka jetuar gjatë në Bruksel dhe ka punuar atje si jurist. Që politikanët në Greqi premtojnë shumë dhe nëpunësit punojnë shumë pak, kjo nuk është sekret, por le të jemi të sinqertë, mendon ai: Edhe zgjedhësit e thjeshtë nuk e vlereësojnë sa sistemin e mbrojtjes nga zjarret. P.sh: Qysh nga vitet ' 90-ë ligji detyron çdo pronar trualli që të fshijë përpara derës së shtëpisë, të heqë plehrat dhe të marrë masa për mbrojtjen nga zjarri. Në fakt ky është njëligj i mirë, por ai asnjëherë nuk është zbatuar. „Kjo është e vërtetë. Vetëm pak pronarë kujdesen për heqjen e plerave dhe pastrimin e territorit në truallin e tyre nga shkurret. Ligji thjeshtë injorohet. Por askush nuk shqetësohet për këtë.“

Autor : Jannis Papadimitriou / Vilma Filaj- Ballvora

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 25.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JHt4
  • Data 25.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JHt4