1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjendje e relaksuar e qytetarëve në Gjermani megjithë paralajmërimet për sulme

Që prej ditës kur ministri i Brendshëm Thomas de Maizière paralajmëroi për sulme të mundshme terroriste, në Gjermani po spekulohet me vendet që eventualisht mund të goditen. Deri tani qytetarët duken të relaksuar.

default

Kontrolle të shtuara në vendet publike

Në stacionin hekurudhor në Këln sheh policë të armatosur me pushkë gjysëmautomatike dhe askush nuk reagon. Ndërkohë që pamje të tilla në stacionin hekurudhor nuk janë të shpeshta. Qëllimi është frikësimi i terroristëve dhe sinjali për qytetarët se çdo gjë është nën kontroll. Disa kalimtarë mendojnë se kjo është gjë e mirë, të tjerë pohojnë se policët e armatosur nuk mund të bëjnë shumë, kur kemi të bëjmë me terroristë vetëvrasës.

Shtohet kujdesi

Nëpunësit bëjnë të ditur se prej bërjes publike të mundësisë së sulmeve, qytetarët janë më të kujdesshëm dhe paraqesin çanta, gjëra të lëna në rrugë apo persona të dyshimtë. Policët kontrollojnë dokumentat e personave dhe udhëtarëve në dukje si arabë. Ndryshe, gjendja është si gjithmonë. Shumica e udhëtarëve janë të mendimit se edhe ashtu nuk mund të bësh shumë, për të ndryshuar gjendjen, në qoftë se ndodh diçka.

Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere thotë se aktualisht nuk mund të bëhet fjalë për kursime në sektorin e sigurisë.

Bildergalerie Deutsche Kirchen 15

Katedralja e Këlnit

"Vendet e punës në policinë federale dhe Zyrën e Kriminalitikës janë rritur dhe nuk janë zvogëluar kohët e fundit. Ndërkohë që për shkak të gjendjes së sigurisë është hequr dorë edhe nga mundësia e shkurtimit të një numri të vogël të vendeve të punës, që parashikohej me buxhetin e vitit 2011", thotë ai.

Turistë të relaksuar

Sidoqoftë, në afërsi të katedrales së Këlnit si gjithmonë ndodhen shumë turistë. Ndonëse platforma pranë katedrales dhe stacionit hekurudhor është një vend ku mund të kryhen sulme terroriste, qytetarët nuk ua varin shumë paralajmërimeve, për të cilat thonë se janë tepër jokonkrete.

Deutschland Thomas de Maiziere bei der Bundeskongress der Gewerkschaft der Polizei

Thomas de Maizière, ministër i Brendshëm në Gjermani

"Derisa qeveria nuk thotë se nuk duhet shkuar në vende të tilla, ne nuk kemi të dhëna se këtu mund të ndodhë diçka dhe do të vazhdoj të kaloj nëpër këtë rrugë", thotë një kalimtar.

Në tregun e Kërshëndellave në Bon atmosfera është e relaksuar. Disa prej kalimtarëve thonë se sulmet mund të ndodhin më parë në Berlin se sa në Bon. Të tjerët kanë besim tek masat policore të sigurisë. Në fakt askush nuk ka ndonjë përgjigje për pyetjen kur, si dhe ku mund të ndodhë ndonjë sulm? Prandaj mendimet janë të ndara përsa i përket paralajmërimeve jokonkrete të qeverisë.

Paralajmërime me qëllime të tjera?

Ka madje edhe nga ata qytetarë që mendojnë se qeveria i ka bërë këto paralajmërime me qëllim, vetëm për të zhvendosur vëmendjen nga problemet politike, ekonomike dhe nga krijimi i bazës së të dhënave në vend. Sidoqoftë, nga një histeri apo panik, nuk vërehet asgjë. Një vizitor nga Afganistani, që qëndron në Bon në një konferencë shtatëditore, pohon se është i lumtuar që është në Gjermani. Në vendin e tij shpërthimet ndodhin çdo ditë. Ai thotë se në Gjermani ndjehet shumë i sigurtë. Ndjenja e rrezikut nga terrorizmi është relative.

Autor: Marlis Schaum/Bahri Cani

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 23.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QFRI
  • Data 23.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QFRI