1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Gjendje e rëndë e patinatores Claudia Pechstein

Pa të ardhme në sport dhe në fund të forcave fizike, vrapuesja me patina mbi akull Claudia Pechstein, e përjashtuar nga garat deri në vitin 2011, ka pësuar tronditje nervore. Kjo rrezikon karrierën e 38 vjeçares.

default

Claudia Pechstein

Shkaktari i kësaj gjendjeje është vendimi i Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme, që patinatores të mos i sigurojë „pushim pa pagesë” . „Me një refuzim të tillë ajo nuk kishte llogaritur kurrë, pasi policia federale ia kishte rekomanduar këtë hap“, deklaroi Ralf Grengel, menaxheri i saj.

Berlinezes së punësuar në policinë federale, para disa javësh i është ofruar një vend pune në Berlin dhe është kërkuar prej saj që të paraqitet në punë. Me një pushim të veçantë, Pechshtein donte që deri në sqarimin e plotë të rastit para Gjykatës Federale zvicerane, të përgatitet për rikthim në sport.

Ministria e Brendshme i ka kumtuar kampiones së gjashtëfishtë botërore se mjekët do të punojnë një plan për heqje dorë nga trajnimi, që për Pechstein do të thoshte fundi i karrierës. Së fundi, berlinezja deklaronte se më së largu deri në shkurt të vitit 2011, kur skadon koha e dënimit për shkak të dopingut, do të rikthehej në pistën e vrapimit me patina mbi akull.

Flash-Galerie Deutschland Eisschnelllauf Claudia Pechstein Dopingverdacht

"Për nervat e sportistes ishte e tepërt deklarata publike e ministrit të Brendshëm“, tha Grengel. Nga qarqet e Claudia Pechsteinit është bërë e ditur se ajo do të ankohet ndaj vendimit të Ministrisë së Brendshme. "Unë nuk e kuptoj përse kërkesa e saj nuk mund të plotësohej“, tha avokati Aleksander Friedhof.

Kampionja e pesëfishtë në Lojërat Olimpike është dënuar nga Organizata Ndërkomtbare e Patinazhit (ISU) për shkak të vlerave të larta në gjak me mospjesëmarrje në gara deri në vitin 2011. Vendimi ëshë konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Sportit "CAS" . Pechstein është ankuar ndaj këtij dënimi, ndërkohë që vendimi përfundimtar i Gjykatës Federale të Zvicrës pritet javët e ardhshme.

Avokati i saj Friedhoff tha se po shpenzohen kot paratë e taksapaguesve, sepse Pechstein nuk është në gjendje të punojë, ndonëse aktualisht ajo nuk merret me sport. Sipas tij, asaj duhet t'i lejohen përgatitjet që t'i rikthehet sportit.

Autor: DPA/Ajete Beqiraj

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 14.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PBw3
  • Data 14.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PBw3