1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gjendje e jashtëzakonshme në Timorin Lindor

Qetësi e tendosur në Dili, në kryeqytetin e Timorit Lindor. Pas të shtënave ndaj presidentit Hoze Ramos Horta, qeveria deklaroi të hënën gjendjen e jashtëzakonshme dhe shpalli ndalim qarkullim natën.

default

Pamje nga qyteti Dili

Automjete të blinduara patrullojnë në rrugët e Dilit. Forcat ndërkombëtare të sigurisë në Timorin Lindor janë vënë në gjendje alarmi. Prej ditës së sotme ata do të përforcohen me 200 policë të tjerë dhe ushtarë nga Australia. Ministri i jashtëm i Australisë, Stefen Smith foli në televizion për një atentat të rëndë kundër demokracisë në Timorin Lindor: "Kishim të bënim me një përpjekje të qëllimshme për të vrarë presidentin dhe kryeministrin, dy personat më të rëndësishëm të udhëheqjes politike të sapozgjedhur të vendit. Eshtë shokuese, që mundi të ndodhte diçka e tillë dhe prandaj ne reaguam menjëherë, sepse këtu synohej të nxirrej jashtë loje e gjithë udhëheqja politike e vendit."
Osttimors Präsident Ramos Horta

Presidenti Ramos Horta plagoset pas atentatit dhe dërgohet në Australi për mjekimuar, aeroporti i Dilit, 11 shkurt 2008


Presidenti Ramos Horta u plagos rëndë nga të shtënat në bark dhe në mushkëri dhe u dërgua me avion për kurim në Australi. Edhe kundër kryeministrit Xanana Gusmao u hap zjarr, kur ai po largohej nga shtëpia në një kolonë automjetesh. Por ai mundi të shpëtojë pa u plagosur.
Sfondi i saktë dhe rrethanat e shkëmbimit të zjarrit po hetohen ende. E paqartë është midis të tjerash, nëse presidentin Ramos Horta e qëlluan pas shpine, apo nëse ai ishte takuar me drejtuesin e kryengritësve Alfredo Reinado në shtëpinë e tij, për të negociuar me të. Ministri i jashtëm i Australisë, Stefen Smith: "Përsa i përket Reinados, Ramos- Horta ka bërë gjithnjë të qartë se preferon negociatat. Disa muaj më parë qeveria e Timorit Lindor i dha të kuptojë forcat ndërkombëtare të sigurisë se ajo dëshiron të negociojë me Reinadon. Prandaj edhe kërkimi i këtij personi u ndërpre."
Udhëheqësi i kryengritësve, Reinado, i cili e kishte drejtuar atentatin ndaj Ramos-Hortas, u vra dje nga rojet personale të presidentit. Tani është e rëndësishme që të kërkohen dorasit e atentatit, tha eksperti australian i Timorit, Damien Kingsbury, nga universiteti Deakin: "Tani duhet gjetur se kush e ka financuar Reinadon. Eshtë shumë e qartë se ai ka marrë para dhe pajisje nga një instancë shumë e lartë në Dili."
Ish-majori Reinado bënte pjesë në 600 ushtarët, që u dëbuan para dy vjetësh nga ushtria për shkak të sjelljes së pabindur. Pas kësaj, kryengritësit sulmuan stacione policie, ku rrëmbyen armë, dhe që atëherë kërkoheshin prej forcave ndërkombëtare të sigurisë.

  • Data 12.02.2008
  • Autor Musch-Borowska, Bernd / Singapur (NDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D6Mm
  • Data 12.02.2008
  • Autor Musch-Borowska, Bernd / Singapur (NDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D6Mm