1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gjendje e jashtëzakonshme në Gjeorgji për shkak të zhvillimeve në Osetinë Lindore

Në Osetinë Jugore nuk po ndalet dhuna. Mosmarrëveshje mes Gjeorgjisë dhe Rusisë se kush e rifilloi e para konfliktin.

Fëmijë dhe gra duke u larguar prej bombardimeve, pamje të TV rus NTV

Fëmijë dhe gra duke u larguar prej bombardimeve, pamje të TV rus NTV

Gjeorgjia do të vazhdojë ofensivën e saj të madhe të filluar natën duke gdhirë dita e premte. Njësi luftarake kanë rrethuar kryeqytetin Zchinvali. Një pjesë e madhe e Republikës së Ostisë Jugore e cila në vitin 1992 shpalli pavarësinë është rimarrë, thuhet në njoftimet gjeorgjiane.

Kämpfe in Südossetien Ansprache Saakashvili

Presidenti gjeorgjian Mikhail Saakashvili duke urdhëruar mobilizimin e përgjithshëm, 08 gusht 2008

Në një fjalim televiziv presidenti i Gjeorgjisë Mikhail Saakashvili sqaroi se: "Si kryekomandant urdhëroj mobilizimin e përgjithshëm. Të gjithë rezervistët duhet të dalin në pikat e takimit dhe të bëhen gati për zonën e konfliktit. Në Gjeorgji me këtë shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ne duhet ta mbrojmë vendin tonë dhe të arrijmë qëllkimin që një rajonin e Zshinvalit të mos veprojnë më grupe kriminale".

Mobilizimi i përgjithshëm është reagim ndaj bombardimit të fshatrave gjeorgjiane nga avionëlt luftarak rusë. Se a kanë ndodhur me të vërtetë bombdradimet mbetet ende e paqartë. Ministria e Jashtme ruse i hedh poshtë kategorikisht si të pavërteta këto informacione.

Pala ruse fajëson Gjerogjinë si shkaktare për fillimin e luftës. Përgjegjësi në ministrinë e jashtme Boris Malahov tha se: "Ushatarakët gjeorgjianë nuk mbajtën fjalën e dhënë dhe sulmuan Zshinvalin. Kështu është plotësisht e qartë përse Tbilisi ka refuzuar për kaq kohë që të nënshkruajë një marrëveshje paqësore me Osetinë Jugore dhe Abkazinë. Por nuk është ende vonë për të ndakur gjakderdhjen dhe për të evitzuar viktimat e reja në mesin e civilëve".

Njësitë paramilitare gjeorgjiane kanë sulmuar edhe trupat paqëruajtëse ruse

Ndërkohë thuhet se njësitë paramilitare gjeorgjiane kanë sulmuar edhe trupat paqëruajtëse ruse. Njoftohet për të vdekurë dhe të plagosurë. Kryeministri rus Vladimir Putin i cili po qëndron në Pekin me rastin e hapjes së lojërave olimpike ka kritikuar ashpër ofensivën gjeorgjiane.

Sipas tij pala gjeorgjiane ka zgjedhur për sulme pikërisht momentin kur sytë e botës janë kthyer nga Pekini: "Kreu i shtetit gjeorgjian ka vepruar me agresivitet kundër Osetisë Jugore, de fakto ai filloi një luftë. Ka viktima, të vdekur dhe të plagosur, kanë pësuar edhe trupat paqëruajtëse ruse. Kjo është shumë pikëlluese. Dhe natyrisht kërkohet një përgjigje adekuate".

Qeveria e Osetisë Jugore kërkon ndihmë urgjente ushtarake nga Moska

Se si mund të duket kjo përgjegje, Putini e la çështje të hapur. Qeveria e Osetisë Jugore ka kërkuar ndërkohë ndihmë urgjente ushtarake nga Moska.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në një mbledhje të tij urgjente nuk arriti të biej dakord për një rezolutë të ëprbashkët. Mbeten vetëm apelet drejtuar palëve të përfshira në konflikt që të kthehen në tryezën e bisedimeve. Nga ana tjetër shqetësues është ljami se edhe në Republikën tjetër, atë të Abkazisë po përgatiten për aksione luftarake.

  • Data 08.08.2008
  • Autor Kristina Nagel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Et7i
  • Data 08.08.2008
  • Autor Kristina Nagel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Et7i