1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Gjendja në Lindjen e Mesme

Në shtypin gjerman të së shtunës gjen jehonë situata në Lindjen e Mesme.

default

Dhunë në Rripin e Gazës

Gazeta e Këlnit "Express" shkruan: "Në Lindjen e Mesme shenjat janë për luftë. Sy ndër sy e dhëmb për dhëmbë. Përsëri fanatikët palestinezë me sulmet e tyre me raketa ndaj Izraelit i kanë hedhur benzinë zjarrit të urrejtjes. Kuptohet qartë, që Izraeli këtë as nuk mundet dhe as nuk do ta durojë në vazhdimësi. Paqja në vendin e shenjtë për fat të keq duket se mbetet utopi. Ajo që është më kryesorja, përfaqësuesit e vijës së fortë nga pala e palestinezëve vazhdojnë të kenë dorë të lirë dhe ata nuk kanë asnjë problem me pasardhësit. Mund të mashtrohen shumë lehtë njerëzit që nuk kanë punë, nuk shohin të ardhme për fëmijët e tyre dhe luftojnë çdo ditë për mbijetesë. Kushdo që do ta ndryshojë këtë realitet, kjo vlen edhe për ndërmjetësuesit nga Perëndimi, duhet të luftojë më me vendosmëri shkaqet e ekstremizmit si varfëria dhe mungesa e perspektivës."

Gazeta e Mynihut "Abendzeitung" komenton: "Cikli i dhunës dhe i kundërdhunës po hyn në një fazë të re produktive: Eshtë vetëm çështje kohe derisa Izraeli të sulmojë Rripin e Gazës. Pas kësaj është vetëm një çështje kohe, derisa Hamasi sërish të qëllojë më raketa, ose të organizojë atentate kamikaz. E gjithsecili vazhdimisht do të pretendojë, se vetëm po mbrohet ndaj dhunës së tjetrit. Pyetja se kush ka filluar i pari, është një çështje krejt tjetër, por ndaj pyetjes, se si mund të ndërpritet kjo, përgjigja është, kurrsesi në këtë mënyrë."





  • Data 27.12.2008
  • Autor VFB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GNiB
  • Data 27.12.2008
  • Autor VFB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GNiB