1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjendja në Kosovë jostabile dhe e mbushur me kriza

Fondacioni gjerman Friedrich Ebert, ka botuar ndër analizat e fundit të politikës ndërkombëtare, edhe analizën "Kosova pas pavarësisë".

Mitrovica

Mitrovica

Autorët e saj, Vedran Dzihic dhe Helmut Krämer, analizojnë qëllimet e paarritura, shpresat e humbura dhe rolin e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë. Ata mendojnë se komuniteti ndërkombëtar ka arritur vetëm suksese të pjesshme atje dhe gjendja e kosovarëve nuk është përmirësuar vërtet. Drejtimet kryesore të të ardhmes duhet të jenë zhvillimi i ekonomisë, migracionit, dhënia e vizave dhe shkollat.

Deutsche Welle: Në analizën tuaj ju flisni për një gjendjen në Kosovë si jostabile dhe të mbushur me kriza. Pse?

Helmut Krämer: Kosovarët kanë pritur shumë prej pavarësisë. Tani ndryshimi i planifikuar i kontrollit ndërkombëtar nga Unmik në Eulex nuk është bërë ose ka marrë formë kaotike. Aktualisht tani kosovarët ndodhen me tre protektorate, Unmik, ICO si dhe Eulex. Të gjitha zhvillimet që përmban plani i Ahtitaaarit janë shtyrë. Pika tjetër është se njërezit në Kosovë kanë kanë pritur me shumë durim përmirësimin e situatës ekonomike, por ajo vazhdon të jetë katastrofale dhe kritika jonë drejtuar BE-së është se ky problem shumë i rëndësishëm nuk është marrë në dorë për tu zgjidhur, por dërgohen atje 2 mijë policë, miliona euro dhe kërkush nuk merren me çështjet ekonomike, infrastrukturën dhe sektorët e tjerë. Në liberalizimin e vizave nuk ka ndryshuar asgje. Në shumë vende ndihet pakënaqësia në rritje e popullsisë, dhe komuniteti ndërkombëtar rri me duart kryq para një situate të tillë.

Deutsche Welle: Mendoni se komuniteti ndërkombëtar nuk mund të heqë dorë nga eksperimente të tilla?

Helmut Krämer: Komuniteti ndërkombëtar, në këtë rast me shumë BE nuk e ka arritur qëllimin kryesor, atë të sigurimit të mos ndarjes së Kosovës. Një zhvillim negativ është ndarja de facto e vendit në veriu, dhe qendër dhe jug. Flitet për frozen-konflikt, pra për një konflikt të ngrirë, i cili mund të zhvillohet për vite me rradhë ashtu si në Qipro në konflikt jo konstruktiv dhe etnik.

Deutsche Welle: Këshillimet tuaja, në analizë vlejnë kryesisht për BE-në. Çfarë do i këshillonit kosovarëve?

Helmut Krämer: Situata është e vështirë sepse qeveria serbe nuk ishte e gatshme të bënte asnjë lloj angazhimi të pranueshëm për kosovarët dhe komunitetin ndërkombëtar. Serbët vazhdojnë politikën e tyre obstruktive. Dhe kështu ajo që do të ishte e mundur pra përmirësimi i marrëdhënieve midis shumicës së popullsisë dhe grupeve të tjera nuk po ndodh. Serbët e veriut janë relativisht autonomë, dhe përkrahen shumë nga Serbia. Shumë e vështirë është gjendja për serbët në jug të Serbisë.

Deutsche Welle: Si e shihni ju të ardhmen e Kosovës?

Helmut Krämer: Eshtë e vështirë për të thënë diçka, por sigurisht nëse qëndrimi i serbëve dhe i kosovarëve që janë rraskapitur në mes të konfliketeve midis pozitës dhe opozitës dhe korrupsionit të klasës politike, nuk ndryshon atëherë them se e ardhmja do të jetë gri, dhe ndihmat që vijnë nga BE-ja nuk do të sjellin asgjë. Dhe një ditë taksapaguesit e BE-së do të pyesin çfarë po bën BE atje?

  • Data 12.10.2008
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FYG8
  • Data 12.10.2008
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FYG8