1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gjendja në Kirgizi - Ende e pazgjidhur çështja e presidentit të rrëzuar, Bakijev

Vazhdon kërkimi i një zgjidhjeje politike në luftën për pushtet në Kirgizi. Kryetarja e qeverisë provizore Rosa Otunbajewa nuk lëviz megjithatë nga qëndrimi i saj, se Bakijev duhet të përgjigjet para gjyqit për viktimat.

default

Roza Otunbajeva kërkon daljen para gjyqit të Bakijevit

Aktivistë të të drejtave të njeriut në Kirgizi u takuan paradite me presidentin e rrëzuar nga pushteti në Xhalal Abad në jug të vendit, ku ai vazhdon të gëzojë mbështetjen e madhe të popullatës. Bakijev kërkon hetime objektive lidhur me mandatin e tij. Vetëm kështu Bakijev është i gatshëm të dorëzojë pushtetin qeverisë së re dhe t'i dorëzohet një gjykate të pavarur.

Kirgisistan Rücktritt Bakijew Bakijew

Bakijev mes përkrahësve në jug

Në këtë mënyrë Bakijev ka ecur një hap më tej. Deri tani ai kishte ofruar dorëheqjen vetëm në rast se atij dhe qeverisë së tij i garantohet siguria. Kundër njërit prej vëllëzërve të tij dhe djalit të tij, Maksim u lëshua ndërkohë urdhërarresti. Bakijev tha se djemtë e tij Marat dhe Maksim ndodhen ndërkohë jashtë shtetit. Por ai vetë do të qëndrojë në vend.

Më parë Kryeministrja e re e Kirgizisë, Rosa Otunbajeva që erdhi në pushtet përmes kryengritjes së përgjakshme popullore kishte kërkuar që presidenti i përmbysur, Kurmanbek Bakijev të dilte para gjyqit. Sipas një lajmi të agjencisë ruse të lajmeve Interfaks, Otunbajeva kishte thënë në Bishkek se Bakijev dhe pjesëtarët e tij të familjes të përfshirë në qeveri duhet të japin llogari për vrasjen e demonstruesve. Populli nuk do të mund ta pranojë lënien të lirë të Bakijevit, ka thënë ajo.

Rrezik për luftë civile - Shqetësimi i presidentit rus

Präsidenti Medvedev gjatë qëndrimit të tij në Uashington në samitin nderkombëtar bërthamor shprehu shqetësimin e tij të madh për situatën në Kirgizi.

Medwedew Dagestan

Presidenti rus Dmitry Medvedev

"Ekziston me të vertetë rreziku që Kirgizia të ndahet në dy pjesë në veri dhe jug. Më e rëndësishmja në moment është që të pengojmë një luftë civile. Kirgizia ndodhet tani në prag të një lufte civile. Të gjitha forcat në vend duhet të jenë të vetëdijshme që mbajnë përgjegjësi për fatin e popullit kirgiz për ekzistencën e shtetit krigiz."

Medvedevi akuzoi presidentin Bakijev dhe qeverinë e tij se kanë perçarë vendin. "Përgjegjësinë e mban pushteti shtetëror, i cili siç duket nuk ka bërë përpjekje për të bashkuar shoqërinë. Detyra jonë është që të ndihmojmë partnerët tanë kirgizë dhe të gjejmë një rrugëdalje të qetë nga kjo situatë."

Flash-Galerie Kirgistan Kirgisistan Demonstration

Demonstrues në Kirgizi

Rusia i premtoi Kirgizisë 150 milionë dollarë ndihmë emergjente. Këtë të mërkurë (14.4.) diplomati amerikan, Robert Blake mbërriti për bisedime në Bishkek për t'u marrë vesh për ndihma të tjera financiare. Otunbajeëa tha se fshatarët e varfëruar duhet të furnizohen me drithë dhe karburant. Edhe buxheti kirgiz ka nevojë urgjente për një injeksion financiar. Ajo premtoi që paratë të shfrytëzohen në mënyrë transparente.

Autor: Stephan Laack/Angjelina Verbica

Redaktoi: Lindita Arapi

DW.COM

  • Data 14.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MwH8
  • Data 14.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MwH8