1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gjendja në Afganistan dhe armët bërthamore në Evropë - Nga takimi i ministrave të jashtëm të NATO-s në Talin

Si do të veprohet më tej me procesin e çarmatimit bërthamor pas nënshkrimit të marrëveshjes së re bërthamore START mes Rusisë dhe SHBA-së? Kjo çështje nxori në pah mosmarrëveshjet mes ministrave të jashtëm të NATO-s.

default

Nga takimi i ministrave të jashtëm të NATO-s në Talin

Ministrat e jashtëm të 28 vendeve anëtarë të NATO-s kanë vazhduar takimin e tyre dyditor në Talin. Temë kryesore të premten ishin konsultimet për tërheqjen në të ardhmen e trupave nga Afganistani. Ministrat duan të specifikojnë procedurën me të cilën do të vendosin se, kur dhe ku do të kalojë përgjegjësia për sigurinë në pjesë të ndryshme të vendit nga trupat ndërkombëtare tek ushtria afgane. Përveç kësaj duhet sqaruar se kush i merr këto vendime. Trupa mbrojtëse e udhëhequr nga NATO, ISAF në Afganistan numëron aktualisht rreth 102.000 ushtarë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen është optimist për zhvillimet në Afganistan. "Këtë vit dinamika do të jetë nga ana jonë", është shprehur ai.

Anders Fogh Rasmussen NATO-Generalsekretär, im NATO-Hauptquartier PK, 4.3.2010

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen

Takimi i ministrave të jashtëm të aleancës atlantikoveriore i nisi punimet në Talin ditën e enjte fillimisht me një temë tepër parimore për aleancën: A ka nevojë NATO për zotërimin e armëve bërthamore në të ardhmen? SHBA dhe Rusia nënshkruan në fillim të muajit një marrëveshje të re çarmatimi për raketat bërthamore me rreze të gjatë veprimi, e njohur me emrin START.

Duhet të largohen armët atomike nga Evropa?

FDP-Bundesvorsitzende und Außenminister Guido Westerwelle spricht in Siegen auf dem Landesparteitag seiner Partei

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle

Tanimë mjaft evropianë janë të mendimit, se ka ardhur koha të ndërmerren hapa të tjera: Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski: "Norvegjia dhe Polonia kanë propozuar, siç e dini, që ne pas marrëveshjes së re START mes Rusisë dhe SHBA-së, do të përpiqemi të rregullojmë stadin tjetër të armëve atomike dhe ta reduktojmë atë. Këtu bëhet fjalë për të ashtuquajturat armë taktike atomike, armë që gjenden me shumicë në Evropë."

Sipas vlerësimeve të ndryshme SHBA-të kanë në Evropë dhe Turqi rreth 240 armë të tilla, rusët madje 4000 copë. Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, mendon se ka ardhur koha që të hiqen nga toka gjermane armët atomike amerikane. Kjo do ta bënte në tërësi botën më të sigurt.

Symbolbild Atomwaffen Verhandlungen USA Russland

Pamje simbolike, një raketë ruse e tipit "Totshka". Rusët kanë 4000 raketa në Evropë.

Westerwelle: "Nuk është fjala për strategjinë e kërcënimit bërthamor. Për atë kemi nevojë, për sa kohë bota është ashtu siç është. Bëhet fjalë vetëm për atë se si ta çojmë përpara çarmatimin, me qëllim që bota të bëhet më e sigurt dhe të ulet rreziku që terroristët apo shtete të tjera të shtien në dorë armë atomike. Për këtë arsye mospërhapja dhe çarmatimi janë e njëjta temë, janë dy anët e së njëjtës medalje."

Refuzimi i Rasmussen-it për propozimin gjerman

Ndërkohë që ministri i Jashtëm gjerman mendon se po rritet përkrahja për pozicionin e tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen e refuzoi propozimin gjerman për tërheqjen e armëve bërthamore nga Evropa, për sa kohë që ka armë bërthamore, terroristë dhe shtete agresive, që kërkojnë t'i zotërojnë ato. Rasmussen është i mendimit se Evropa duhet t'i ruajë aftësitë e saj atomike.

Kjo temë po e përçan NATO-n, ashtu si tema e mbrojtjes raketore. Presidenti amerikan Obama vërtet ka hequr dorë nga planet e epokës së Bushit për sistemin e mbrojtjes raketore në Poloni dhe Çeki, por çështja nuk është mbyllur. Sekretari i Përgjithshëm, Rasmussen, sheh sigurinë e shteteve anëtare të ndarë më dysh, në rast se disa shtete si SHBA kanë një sistem të mbrojtjes raketore, e të tjera jo.

"Po qe se ne i lidhim sistemet kombëtare në një sistem të mbrojtjes raketore për të gjithë NATO-n, i cili do të mbrojë aleatët tanë, ky do të ishte një sinjal i fuqishëm solidariteti i NATOs- në shekullin e 21." Detyra e vështirë e Rasmussen-it aktualisht, është të formojë një strategji të përbashkët nga përvojat dhe pikëpamjet e ndryshme të vendeve anëtare të NATO-s.

Autor: Christoph Hasselbach/AG/Lindita Arapi

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 23.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/N3uv
  • Data 23.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/N3uv