1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gjendja e (rëndë e) të drejtave të njeriut në Irak

Shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut nën Sadam Huseinin ishin njëri nga shkaqet për marshimin e amerikanëve në Irak. Shtatë vjet më vonë qeveria në Bagdad paraqet përmirësimet e bëra.

default

Keqtrajtimet e të burgosurve në Irak

Në kuadër të shqyrtimit periodik të gjendjes të të drejtave të njeriut në 192 vendet anëtare të OKB-së, të martën në rend të ditës të Këshillit të të drejtave të njeriut në Gjenevë ishte Iraku. Ishte hera e parë që prej përfundimit të luftës anglo-amerikane në Irak në pranvërë 2003, që OKB-ja shqyrtoi hollësisht gjendjen e të drejtave të njeriut atje. Nga qeveritë në Uashington dhe Londër kjo luftë u pat argumentuar me gjoja ekzistencën e armëve të shkatërrimit në masë në Irak, por edhe me shkeljen e rëndë të të drejtave të njeriut nën diktatorin e atëhershëm Saddam Hussein.

Gjendja nuk është përmirësuar as sot

Saddam vor Gericht

Sadam Huseini, dikur diktator më vonë edhe vet i vrarë

Por në shtatë vjetët që prej luftës gjendja e të drejtave të njeriut në Irak nuk është përmirësuar aspak. Këtë e dëshmojnë njoftimet e Komisariatit të lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut si dhe Amnesty International dhe organizata të tjera të pavarura për të drejtat e njeriut, që shërbyen si bazë për analizën e situatës. Pika qendrore e kritikës së këtyre raporteve është rivendosja dhe zbatimi i dënimit me vdekje, heqjen e të cilit e kërkoi edhe ambasadori holandez në fjalimin e tij para këshillit të të drejtave të njeriut të OKB-së.

"Zoti President, Holanda është shumë e preokupuar për dhënien e dënimeve me vdekje, edhe për delikte normale. Ne rekomandojmë, që Iraku që shpallë së pari një moratorium për ligjin e dënimit me vdekje deri në abrogimin e tij të plotë", tha ai.


Dënimi me vdekje, burgjet sekrete dhe problemet tjera

Krahas dënimit me vdekje jo vetëm diplomatë perëndimorë kritikuan praktikën e vazhdueshme të torturave në Irak, dhunën e policisë dhe organeve të tjera të sigurisë, si dhe kushtet çnjerëzore në burgje. Organizata për të drejtat e njeriut Al Karama kritikon, se në Irak vazhdojnë të ekzistojnë burgje të fshehta, ku njerëzit mbahen dhe torturohen pa iu bërë proces, si dikur në Abu Graib.

Neue Folterfotos aus Abu Graib, Irak

Torturimet në Abu Graib

U kritikua edhe diskriminimi i grave dhe kufizimi i lirisë fetare për të krishterët si dhe mungesa e shtetit të së drejtës në proceset gjyqësore.

Ministrja irakiane e të Drejtave të Njeriut Vizhdan Salim në përgjigjen e saj u përpoq të justifikonte në rradhë të parë dënimin me vdekje.

"Republika e Irakut i di shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare përsa i përket dënimit me vdekje në Irak. Por ne duam të theksojmë, që për shkak të kushteve të jashtëzakonshme në Irak dhe për shkak të krimeve të shumta terroriste, që cënojnë të drejtën për jetë, numri i viktimave të këtyre krimeve në vitet 2008/2009 është rritur në më shumë se 11 000", tha ministrja.

Përballë kësaj sfide Iraku nuk mund të heqë dorë nga mjeti i dënimit me vdekje, shpjegoi ajo. Ndyshe nga njoftimet e OKB-së dhe të organizatave të pavarura të të drejtave të njeriut ajo theksoi, se të gjitha dënimet me vdekje janë dhënë në procese të rregullta ligjore.

Anët pozitive

Si pozitiv në shumicën e raporteve u vlerësua fakti, që qeveria irakiane - ndryshe nga qeveria e vendit fqinj Iranit - e ka përmirësuar ndjeshëm në tri vitet e fundit bashkëpunimin me OKB-në dhe ka hyrë në një sërë marrëveshjesh për të drejtat e njeriut. Komisariati i lartë i OKB-së shpreh në raportin e tij shpresën, se qeveria irakiane nuk do ta përmirësojë vetëm gjendjen aktuale të të drejtave të njeriut, por do të heqë qafe edhe një barrë të rëndë nga 30 vitet e fundit. Që prej fillimit të diktaturës së Sadam Huseinit në vitin 1979 deri në mesin e vitit 2009, OKB-ja ka dokumentuar rastet e 17.000 Irakaneve dhe irakianëve, që janë arrestuar, rrëmbyer apo marrë me dhunë dhe që atherë janë zhdukur. që prej 30 vjetësh OKB ka kërkuar nga qeveritë në Bagdad shpesh që të sqarohet fati i këtyre 17.000 personave. Por deri tani kjo ka ndodhur vetëm në 130 raste.

Autor: Andreas Zumach/Angelina Verbica

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 17.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M3nR
  • Data 17.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M3nR