1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Gjendet trupi i Nikolae Çausheskut

Në Bukuresht është gjetur trupi i pajetë i ish diktatorit rumun Nicolae Ceausescu, të ekzekutuar në vitin 1989. Të dhënat i konfirmoi pas analizave të ADN-së drejtori i Institutit për mjekësinë ligjore, Dan Dermengiu.

Nikolae dhe Elena Çaushesku në kongresin e fundit të Partisë Komuniste, 1989

Nikolae dhe Elena Çaushesku në kongresin e fundit të Partisë Komuniste, 1989

Trupat e pajetë të ish-diktatorit Nicolae Ceausescu dhe bashkëshortes së tij Elena janë nxjerrë nga varri në korrik të këtij viti, por nuk ishte e sigurtë nëse me të vërtetë i përkasin atyre, sepse pas ekzekutimit nuk ka pasur të dhëna të sakta për vendin e varrosjes. Dan Dermengiu bëri të ditur për agjencinë e lajmeve Mediafax se identiteti është saktësuar pas krahasimit të ADN-së të ish-diktatorit me vëllaun dhe të birin e tij. Ai theksoi se të dhënat e ADN-së konfirmuan se fjala është për Nicolae Ceausescun. Kërkesën për identifikimin e tyre e ka bërë i biri i vetëm i mbetur gjallë prej tre djemëve që kanë pasur, Valentin Ceausescu. Më parë nuk ishte e mundur të pohohet me saktësi se ku ishin varrosur Nicolae Ceausescu dhe gruaja e tij Elena.

Luftime në Bukuresht 28 dhjetor 1989

Luftime në Bukuresht 28 dhjetor 1989

Nicolae Ceausescu ishte në pushtet në Rumani prej vitit 1965 deri në rrëzimin e tij me dhunë në demonstratat e përgjakshme të vitit 1989. Pas rënies së shumë regjimeve komuniste në fund të viteve 80-të, në dhjetor të vitit 1989, edhe në Bukuresht dhe shumë qytete tjera rumune u organizuan demonstrata masive.

Kapje në arrati e sipër

Bashkëshortët Nicolae dhe Elena Ceausescu janë kapur në përpjekje për të ikur nga vendi dhe pas një procesi të shkurtër gjyqësor janë ekzekutuar me 25 dhjetor. Gjatë demonstratave masive ka pasur edhe rreth 1.100 persona të vrarë dhe mbi 3.350 të plagosur. Nga frika e diskreditimit dhe nga frika nga pasojat e mundshme, trupat e bashkëshortëve Ceausescu janë varrosur natën dhe me emra të tjerë, pohojnë dëshmitarët.

Pamjet televizive të 25 dhjetorit 1989- Presidenti rumun Nicolae Ceausescu. Ceausescu dhe gruaja e tij janë vrarë

Pamjet televizive të 25 dhjetorit 1989- Presidenti rumun Nicolae Ceausescu. Ceausescu dhe gruaja e tij janë vrarë

Autoritetet e reja rumune kanë bllokuar për vite të tëra përpjekjet e familjarëve për nxjerrjen nga varri të trupave nga vendet ku dyshonin se janë varrosur prindërit e tyre. Ish - përfaqësuesi i lartë i pushtetit nga koha e ish - presidentit Ion Iliescu, Gelu Voican-Voiculescu thotë se është i lumtur për shkak të zbardhjes së të vërtetës, duke shtuar se Nicolae dhe Elena Ceausescu më në fund do të varroset në varrezat e tyre. Voican-Voiculescu konfirmoi për kanalin televiziv Realitatea, se ai kishte mbikqyrur varrimin e tyre me 30 dhjetor të vitit 1989.

Autor: Agjencitë/ Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 03.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PxPT
  • Data 03.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PxPT