1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjemania dhe Kina thellojnë bashkëpunimin

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel e shoqëruar nga një delegacion i nivelit të lartë me ministra dhe përfaqësues të koncerneve të mëdha po zhvillon një vizitë zyrtare në Kinë.

Kina ka kërkuar nga Evropa dhe Gjermania që të zgjidhet sa më shpejt kriza e euros. Kryeministri Wen Jiabao deklaroi se është forcuar besimi i tij ndaj euros pas takimeve që ka pasur në Pekin me kancelaren Angela Merkel. Por, sipas tij, zbatimi i planeve për kapërcimin e krizës nuk po realizohet aq shpejt sa duhet. Pala kineze ka premtuar se do të vazhdojë me mbështetjen e euros dhe përpjekjeve për dalje nga kriza e borxheve. Autoritetet kineze kanë theksuar se do të vazhdojnë të blejnë bonot e thesarit të shteteve evropiane. Kjo do të bëhet në konsultim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Qendrore Evropiane.

Kancelarja Angela Merkel pritet me nderime ushtarake nga kryeministri kinez Wen Jiabao në Pekin

Kancelarja Angela Merkel pritet me nderime ushtarake nga kryeministri kinez Wen Jiabao në Pekin

Kancelarja po shoqërohet gjatë kësaj vizite nga shtatë ministra dhe përfaqësues të shumë koncerneve të mëdha. Në kuadër të konsultimeve gjermano-kineze janë nënshkruar edhe kontrata në vlerë prej më shumë se gjashtë miliardë euro. Në fund të qëndrimit dyditor në Kinë, kancelarja vizitoi fabrikën për montimin e avionëve Airbus në qytetin Tianjin. Ekonomistët gjermanë kanë kërkuar një qasje më të lehtë në tregun e Kinës. Gjatë aktiviteteve të zhvilluara të premten (31.08) ekonomistët gjermanë kanë kërkuar kushte të barabarta për akses në tregun kinez dhe respektimin e rregullave ndërkombëtare për investime, prodhim dhe shitje në këtë vend. Poashtu është kërkuar edhe më shumë transparencë dhe siguri juridike. Kryeministri kinez ka premtuar se në këtë drejtim do të ketë përmirësime.