1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gjandja në komunat e Kosovës - Papunësia në shifra alarmante

Ekpertë të ekonomisë në thonë se shifrat qindra milionëshe që po premtohen për zhvillimin e komunave nga partitë politike janë jorealiste.

default

Pamje nga Gracanica

Premtimet për zhvillim ekonomik të komunave të Kosovës të shoqëruara me premtime për investime qindra milionëshe, po dominojnë pothuaj gjithë fushatën paraelektorale të subjekteve politike. Ekspërtët e ekonomisë, këto premtime i cilësojnë si të parealizueshme dhe shifrat e premtuara sipas tyre janë shifra tejet të ekzagjeruara të papërballueshme me buxhetin e Kosovës. Vitin e shkuar hyri në fuqi ligji për vetqeverisje lokale, ku qeveritë lokale kanë më shumë kompetenca sesa më parë, mirëpo, ky ligj specifikon që vetëm 18 % e buxhetit të Kosovës lejohet të shfrytëzohet për komunat. Kjo i bën skeptik njohësit e ekonomisë sa i përket realizimit të premtimeve qindra milionëshe. Flamur Keqa, ekpertë i ekonomisë në Odën Ekonomike të Kosovës, thotë se me përgjegjësitë e reja, komunat mund të nxisin zhvillimin ekonomik lokal dhe sipas tij partitë politike duhet të kenë një program të qartë të zhvillimit ekonomik dhe jo vetëm të premtojnë shuma marramendëse për investimeve. "Mundësitë për të investuar dhe për të bërë më shumë në aspektin ekonomik në komunat e Kosovës, ekzistojnë. Mirëpo, me siguri se ata që do të marrin karrigen në kuvendin komunal duhet të kenë një plan sa i përket zhvillimit të komunës dhe rajonit.", thotë Flamur Keqa.

Asnjë komunë e Kosovës nuk ka kërkesa të njëjta për zhvillim ekonomik. Në këtë linjë, një ekpert tjetër ekonomik, Shpend Ahmeti, thotë se partitë politike duhet të përcaktojnë problemet, të ofrojnë zgjidhje të planifikuara dhe të mos premtojnë vetëm shifra qindra milionëshe, të cilat nuk mund të arsyetohen nëse nuk ka programe. "Edhe në këtë fushatë po shihet se premtimet janë gjashtëfishi i mundësive që kanë dhe prapë nuk po diskutohet për problemet që me të vërtetë janë lokale. Dua të marrë vetëm disa shembuj, Vushtrria ka ende probleme për ujë të pijshëm, Malisheva me ethe hemorragjike, Gjilani me ujëra të zeza, ndërsa, shembull Deçani nuk ka farë kanalizim. Pra, këto janë probleme, për të cilat ende nuk ka zgjidhje konkrete dhe nuk është ofruar ndonjë program se si do të bëhen këto punë.", thotë Shpend Ahmeti.

Një problem tjetër, me të cilin ballafaqohen komunat e Kosovës është e papunësia, e cila llogaritet në shifra alarmante. Këtë shqetësim i ngritë edhe kryesindikalisti kosovar, Haxhi Arifi, sipas të cilit asnjë parti politike nuk po ofron programe të detajuara për zbutjen e papunësisë. "Çka është edhe më keq edhe në këtë fushatë për zgjedhje akoma nuk kamë dëgjuar tek asnjë subjekte politik që do të bëjë diçka konkrete për punëtorin për mijëra ata që kanë mbetur në rrugë. Pra nuk ka asnjë program social për t' i garantuar së paku një kafshatë për familjen e tyre.", thotë kryesindikalisti, Haxhi Arifi.

Kryesindikalisti Haxhi Arifi, thotë se papunësia dhe varfëria në Kosovë është në pikën kulmore dhe ai frikësohet se në Kosovë mund të ketë trazira sociale për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe papunësinë e madhe.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

  • Data 29.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KInf
  • Data 29.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KInf