1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gjakderdhje para një kishe në Peshavar

Ishte një sulm shumë i rëndë ndaj bashkësisë së vogël të krishterë në Pakistanin islamik: nga shpërthimi i një lënde eksplozive para një kishe në Peshavar, gjetën vdekjen më shumë se 78 besimtarë.

A man cries at the death of his brother at the site of a suicide blast at a church in Peshawar, September 22, 2013. At least 40 people were killed and 70 wounded on Sunday in a suicide bomb attack on a church in the Pakistani city of Peshawar, a local government official said. REUTERS/Fayaz Aziz (PAKISTAN - Tags: POLITICS RELIGION CIVIL UNREST)

Pakistan Peshawar Anschlag auf christliche Kirche

Sipas të dhënave të fundit, nga një sulm në një kishë në qytetin Peshavar në veriperëndim të Pakistanit, kanë humbur jetën të paktën 78 njerëz. Sipas njoftimeve të ndryshme numri i të plagosurve ka arritur deri në 150. Një zedhënës i policisë deklaroi se bëhët fjalë për dy shpërthime në kohën kur rreth 600 besimtarë po largoheshin nga kisha. Fillimisht pati një shpërthim të një lënde ekslozive, ndërsa pak më vonë shpërthimi tjetër erdhi si pasojë e një atentatori që hodhi veten në erë. Një dëshmitar tha në TV Dunya se sulmi ishte kryer kur përfaqësuesit e këtij komuniteti po shpërndaheshin pas lutjeve dhe ushqimit të shpërndarë në kishë. Sulmi u krye para kishës më të vjetër të qytetit, në një zonë shumë të frekuentuar pasi aty ndodhen edhe shumë qendra tregtare.

Pjesa veriperëndimore e Pakistanit që ndodhet në kufi me Afganistanin mbahet si bastion i ekstremistëve myslimanë. Grupet radikale islamike të talebanëve ushtrojnë në mënyrë të rregullt sulme terroriste. Kryeministri i Pakistanit Navaz Sharif i dënoi ashpër këto sulme. "Terroristët nuk kanë fe dhe sulmet ndaj njerëzve të pafajshëm janë në kundërshtim me mësimet e islamit dhe të gjitha feve", deklaroi ai.

Të krishterët në Pakistan ankohen për diskriminimin e tyre, veçanërisht në lidhje me ligjet e vendit për blasfeminë, të kritikuara nga bashkësia ndërkombëtare. Në krahasim me nivelin e lartë të dhunës në vend, sulmet që kanë si objektiv pjesëtarët e pakicës apo kishat deri tani kanë qenë rralla. Të krishterët përbëjnë rreth tre për qind të popullsisë prej 180 milionësh në Pakistan.