1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gjakderdhje e re në Kajro

Lufta për pushtet në Egjipt nuk ka të ndalur. Përsëri të vdekur dhe të plagosur gjatë përleshjeve të përgjakshme në Kajro. Në 40 vjetorin e sulmeve egjiptiane kundër Izraelit doli në pah edhe ndarja e vendit.

default

Kajro 06.10.2013

Nga protestat në Egjipt sipas autoriteteve të sigurisë, ditën e dielë (06.10) kanë humbur jetën të pkatën 51 vetë dhe më shumë se 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Siaps të dhënave të Ministrisë së Brëndshme pjesa më e madhe e njerëzve e kanë humbur jetën në kyreqytetin egjiptian, Kajro. Aty disa mijëra ithtarë të presidentit të rrëzuar nga ushtria, Mohamed Mursi injoruan paralajmërimin e qeverisë dhe demonstruan kundër presidentit aktual. Ata marshuan në drejtim të sheshit qendror Tahrir ku ishin grumbulluar simpatizantë të qeverisë aktuale në kujtim të 40 vjetorit të sulmve egjiptiane ndaj Izraelit në 1973. Policia përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e demonstruesve duke krijuar një gjakderdhje të tmerrshme.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se edhe në jug të Kajros ka pasur të vdekur dhe shumë të plagosur. 7 prej tyre janë vrarë në sheshin Ramses në Kajro, ndërsa mbi 100 të tjerë janë plagosur në përplasjet e dhunshme kudo në vend. Përleshje të dhunshme janë regjistruar në Delga, në “Garden City” dhe “Nile Cornice” ku demonstruesit po i afroheshin sheshit Tahrir. Në muajt e kaluar patën humbur jetën qindra simpatizantë të Vëllazërisë Myslimane, madje udhëheqësi i tyre mbahet ende në burg. Demonstrata e tyre janë ndaluar në të vërtetë prej dy javësh. Një gjykatë vendosi ndalimin e çdo aktiviteti të islamistëve dhe urdhëroi konfiskimin e parave të tyre.