1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gjakderdhja në Siri nuk ka të ndalur

Trupat e qeverisë siriane duhet të kenë ushtruar në provincën Hama një masakër të re. Aktivistët për të drejtat e njeriut flasin për 200 të vdekur nga luftimet e fundit në vend. Kofi Annan udhëton për në Moskë.

Pamje nga qyteti Homs

Pamje nga qyteti sirian Homs

Refugjatë sirianë në Turqi

Refugjatë sirianë në Turqi

Sipas të dhënave të zyrës së vëzhguesve për të drejtat e njeriut, nga një masakër e kryer nga trupat qeveritare kanë vdekur në Siri më shumë se 100 njerëz. Burime të tjera bëjnë të ditur se kanë humbur jetën deri në 200 njerëz. Edhe në provincën e Damaskut, Lattakia dhe në qytetin bastion të kryengritësve Homs, sipas të dhënave të aktivistëve kanë vdekur përsëri shumë njerëz. Opozita dhe qeveria fajësojnë njëra-tjetrën për dhunën e përgjakshme në vend. Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, ka bërë fajtor regjimin e presidentit Baschar al-Assad.

Në foto, pushtetmbajtësi Assad

Në foto, pushtetmbajtësi Assad

Ndërkohë presidenti sirian është gjithnjë e më shumë nën presionin e zhvillimeve në politikën e brendshme të vendit. Navaf Fares, ambasadori i deritanishëm i Sirisë në Irak ka kaluar në krahun e opozitës. Ai që mbahej si diplomat i rangut më të lartë, tashmë quhet dezertor duke u kthyer kundër qeverisë së Damaskut. Më parë ishte larguar nga vendi një ish gjeneral i lartë.

Në foto, Kofi Annan

Në foto, Kofi Annan

Në Nju Jork, Këshilli i Sigurimit diskuton për vendosjen e sanksioneve kundër regjimit në Damask. Një projektrezolutë e paraqitur nga vendet perëndimore ku parashikohet një ndërhyrje e mundshme ushtarake, u hodh poshtë në mënyrë kategorike nga Rusia. Sipas agjencisë së lajmeve, Reuters, i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Kofi Annan do të shkojë të hënën në Moskë për të biseduar lidhur me konfliktin në Siri.