1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjakderdhja në Siri nuk ka të ndalur

Agjencitë e lajmeve / Mimoza Cika-Kelmendi13 Korrik 2012

Trupat e qeverisë siriane duhet të kenë ushtruar në provincën Hama një masakër të re. Aktivistët për të drejtat e njeriut flasin për 200 të vdekur nga luftimet e fundit në vend. Kofi Annan udhëton për në Moskë.

https://p.dw.com/p/15XBp
Pamje nga qyteti Homs
Pamje nga qyteti sirian HomsFotografi: Reuters

Sipas të dhënave të zyrës së vëzhguesve për të drejtat e njeriut, nga një masakër e kryer nga trupat qeveritare kanë vdekur në Siri më shumë se 100 njerëz. Burime të tjera bëjnë të ditur se kanë humbur jetën deri në 200 njerëz. Edhe në provincën e Damaskut, Lattakia dhe në qytetin bastion të kryengritësve Homs, sipas të dhënave të aktivistëve kanë vdekur përsëri shumë njerëz. Opozita dhe qeveria fajësojnë njëra-tjetrën për dhunën e përgjakshme në vend. Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, ka bërë fajtor regjimin e presidentit Baschar al-Assad.

Refugjatë sirianë në Turqi
Refugjatë sirianë në TurqiFotografi: DW/G.Anderson

Ndërkohë presidenti sirian është gjithnjë e më shumë nën presionin e zhvillimeve në politikën e brendshme të vendit. Navaf Fares, ambasadori i deritanishëm i Sirisë në Irak ka kaluar në krahun e opozitës. Ai që mbahej si diplomat i rangut më të lartë, tashmë quhet dezertor duke u kthyer kundër qeverisë së Damaskut. Më parë ishte larguar nga vendi një ish gjeneral i lartë.

Në foto, pushtetmbajtësi Assad
Në foto, pushtetmbajtësi AssadFotografi: Reuters

Në Nju Jork, Këshilli i Sigurimit diskuton për vendosjen e sanksioneve kundër regjimit në Damask. Një projektrezolutë e paraqitur nga vendet perëndimore ku parashikohet një ndërhyrje e mundshme ushtarake, u hodh poshtë në mënyrë kategorike nga Rusia. Sipas agjencisë së lajmeve, Reuters, i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Kofi Annan do të shkojë të hënën në Moskë për të biseduar lidhur me konfliktin në Siri.

Në foto, Kofi Annan
Në foto, Kofi AnnanFotografi: Reuters