1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Gerry Adams nën akuzë për një vrasje

Partia Sinn Fein dyshon pas arrestimit të Gerry Adams pak para zgjedhjeve për Parlamentin e Evropës ka motive politike.

Kryetari i partisë nacionaliste Sinn Fein në Irlandën e Veriut, Gerry Adams është arrestuar dhe është duke u marrë në pyetje në lidhje me një rast vrasje në vitin 1972. Sipas të dhënave të partisë së tij Sinn Fein ai u arrestua më 30. prill. Fjala është për vrasjen e Jean McConville, e cila ishte atëherë 37-vjeçe, dhe u rrëmbye dhe u vra. McConville e cila ishte nënë dhjetë fëmijësh u rrëmbye në vitin 1972 nga shtëpia e saj në perëndim të Belfastit. Kockat e saj u gjetën në vitin 2003 pas një stuhie të varrosura në një plazh në County Louth. IRA e akuzonte Jean McConville se i kishte dhënë inforacione ushtrisë angleze.

65-vjeçari Gerry Adams ka qenë pjesë e rrethit drejtues të ish-organizatës së armatosur ilegale IRA dhe më vonë një ndër farkëtuesit vendimtarë të procesit të paqes në Irlandën e Veriut. Ai tani është deputet në parlamentin irlandez. Së paku dy ish-pjesëtarë të IRA-s e kanë rënduar Adamsin duke e akuzuar se ai ka qenë personi që ka dhënë porosi për vrasjen e Jean McConville.

Irland Belfast IRA liegt Waffen nieder

Adams mohon çdo bashkëpërgjegjësi

Gerry Adams e mohon çdo lloj bashkëpërgjegjësie për këtë vrasje. Ai e quajti vrasjen e McConvilles si një "padrejtësi të rëndë" duke theksuar gjithashtu para marrjes në pyetje: "Unë jam i pafajshëm në të gjitha aspektet, pra si lidhur me rrëmbimin, vrasjen dhe varrosjen e zonjës McConville."

Kritika nga Sinn Fein

Partia e Adamsit Sinn Fein reagoi e indinjuar për arrestimin e tij. Zëvendëkryetarja e partisë Mary Lou McDonald tha se arrestimi ka motive politike dhe synon dëmtimin e Adamsit dhe të partisë së tij.

Händeschütteln der Queen und ehe. IRA Chef Martin McGuiness in Belfast

Martin McGuinness me mbretëreshën Elisabeth

Edhe Martin McGuinness, gjithashtu anëtar i Sinn Fein dhe zëvendëskryeministër i Irlandës së Veriut e kritikoi arrestimin dhe tha se Adams mund të ishte marrë në pyetje edhe në gjendje të lirë. Martin McGuinness ka qenë gjithashtu pjesë e rrethit drejtues të ish-organizatës së armatosur ilegale IRA.

Asnjë motiv politik pas arrestimit

Kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron i kundërshtoi këtë deklarata dhe tha se nuk ka asnjë lloj përzierjeje politike dhe se sistemi i drejtësisë në Angli dhe në Irlandën e Veriut është i pavarur.

Edhe kryeministri i Irlandës Enda Kenny i hodhi poshtë kritikat duke thënë se "kemi të bëjmë me një rast vrasjeje, hetimet për të cilin vazhdojnë."