1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gernot Erler: Ngjarjet e fundit, problematike për Evropën dhe për prestigjin e Shqipërisë

23 Janar 2011

Evropa vetëm mund të apelojë që të punohet për çtensionimin e situatës. Mundësi të drejtpërdrejta të ushtrimit të ndikimit BE nuk ka

https://p.dw.com/p/101Cf
Gernot Erler, politikan socialdemokrat dhe ekspert për BallkaninFotografi: picture-alliance/ dpa

Politikani i partisë socialdemokrate dhe ekspert i Ballkanit, Gernot Erler: "Jam shumë i tronditur nga lajmet që kam marrë, për ngjarjet e ditëve te fundit pas një eskalimi që vazhdon prej kohësh. Këto pamje dhe lajme janë shumë problematike për Evropën, por edhe prestigjin e Shqipërisë. Për këtë arsye shpresoj dhe apeloj ndaj të gjitha palëve që të praktikojnë tani një kulturë të çtensionimit të situatës, kjo është ajo për të cilën kemi nevojë tani. Apeli im i drejtohet jo vetëm strukturave shtetërore, përfaqësuesve të qeverisë por edhe opozitës.Tani duhet të ndjekur rruga e deeskalimit dhe mospërdorimit të mëtejshëm të dhunës që të mos ndodhin tragjedi të tjera në Shqipëri, si kjo që momentalisht ka irrituar Evropën dhe që mund të dëmtojë rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt BE-së. Në një situatë të tillë, Evropa vetëm mund të apelojë që të punohet për çtensionimin e situatës. Mundësi të drejtpërdrejta të ushtrimit të ndikimit BE nuk ka."

Autor: Lindita Arapi

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi