1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gerhard Shrëder i besuar i Kremlinit

29 Shtator 2017

Ish-kancelari gjerman Gerhard Shrëder pritet të zgjidhet anëtar i bordit drejtues të gjigandit rus të naftës dhe gazit Rosneft.

https://p.dw.com/p/2ky5S
Deutschland Gerhard Schršöder und Wladimir Putin
Fotografi: H. Hollemann/dpa/picture alliance

Koncerni Rosneft i përket me rreth 70% shtetit rus. Kancelarja Angela Merkel e quajti angazhimin e Shrëderit në kryesinë e këtij koncerni si diçka jo të mirë. Rosnefti bën pjesë në radhët e atyre sipërmarrjeve që janë ngarkuar me sanksione nga BE-ja për shkak të pushtimit të Krimesë nga Rusia.

Politikanë të tjerë gjermanë u shprehën edhe më ashpër se kancelarja Merjkel. Sekretari i përgjithshëm i CSU-së , Andreas Scheuer, e quajti Shrëderin "mercenar rus". Kurse euro-deputeti i të Gjelbërve, Reinhard Bütikofer , e quajti atë "shërbëtor me pagesë të politikës së Putinit".

Schröder auf der Rosneft Aktionärsversammlung
Fotografi: picture-alliance/TASS/dpa/P. Kovalev

Shrëderi është që prej përfundimit të karrierës së tij poltike, kryetar i bordit të aksionerëve të konsorciumit të gazsjellësit Nord Stream, shumicën e aksioneve të cilit i ka në zotërim koncerni shtetëror rus Gazprom.

Ish-kancelari 73-vjeçar u mbrojt me forcë ndaj kritikave dhe tha se "bëhet fjalë për jetën time dhe për të vendos unë dhe jo shtypi gjerman." Partia Socialdemokrate, së cilës i përket kancelari, mendon ndryshe. Martin Shulc u distancua në një intervistë prej Shrëderit duke thënë se "çfarë bën një ish-kancelar është jo tërësisht çështje private", sidomos kur ai vazhdon të përzihet në jetën politike gjermane, gjë që Shrëderi e bën me kënaqësi.