1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gerhard Besier sjell "Evropën e diktaturave"

Historia e vendeve evropiane në shekullin e 20 është histori e kalimit nga diktaturat në demokraci. Pothuajse të gjitha vendet evropiane kanë kaluar nëpër diktatura, të majta apo të djathta. Kështu edhe Shqipëria.

Libri Europa e diktaturave e Gerhard Besier

Libri "Europa e diktaturave" e Gerhard Besier

Në librin "Europa e diktaturave" historiani Gerhard Besier, jep për herë të parë një vëzhgim të detajuar mbi historitë diktatoriale të Evropës. Ato janë të rëndësishme për të kuptuar zhvillimet e sotme.

Kapitulli për Shqipërinë në librin "Europa e diktaturave" të historianit Gerhard Besier titullohet: Stalinizëm i konservuar dhe ndryshim problematik sistemi. Një të tretën e kapitullit e zënë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik e Kinës, një histori që autori e ka quajtur "Nga Moska në Pekin"

Pas ardhjes së Hrushovit në pushtet në shtator 1953 marrëdhëniet midis Moskës dhe Tiranës filluan të ftoheshin për shkak të riafrimit të Bashkimit Sovjetik me Jugosllavinë dhe procesit të destalinizimit që Hrushovi filloi me fjalimin "sekret" të mbajtur në Kongresin e XX-të të Partisë në shkurt të vitit 1956.

Në kuadrin e shpërndarjes së posteve më të larta partiake dhe shtetërore, Enver Hoxha hoqi dorë në korrik 1954 nga postet e tij shtetërore dhe ja kaloi Mehmet Shehut postin e kryeministrit. Por sigurisht si Sekretar i parë i shtetit, ai mbeti njeriu më i pushtetshëm i Shqipërisë.

Në konstituimin e Paktit të Varshavës më 14 maj 1955, Shqipëria bënte pjesë ndër vendet themeluese, ndryshe nga vendi që zinte në Komintern dhe Comecon, të cilat duke u ndodhur nën ndikimin sovjetik e kishin harruar ekzistencën e këtij vendi të vogël. Nën ndikimin e Moskës, Beogradi dhe Tirana filluan në dhjetor 1953 sërish marrëdhëniet diplomatike.

Meqenëse kritikat kundër kultit të personit preknin edhe Hoxhën, në kongresin e Partisë ai i kufizoi kritikat sovjetike ndaj Stalinit vetëm në vitet e fundit të diktatorit. Hoxha mbajti nderimin për Stalinin dhe hodhi dyshime ndaj Krushovit për "revizionizëm". Por si në destalinizim ashtu erdhe në riafrimin me Jugosllavinë ai nuk mund të merrte mbështetjen e të gjithë partisë, prandaj filloi spastrimet, viktima të të cilave ranë disa politikanë të lartë.

Kur Bashkimi Sovjetik shtypi revoltën hungareze në vjeshtë të 1956, Tirana dhe Pekini i dolën në krah Bashkimit Sovjetik dhe e quajtën revoltën kundërrevolucionare, të inskenuar nga imperialistët perëndimorë dhë të përkrahur nga revizionistët brenda për brenda kampit socialist, siç ishte Tito.

Vizita e Hrushovit në maj 1959 nuk solli kthesën e shpresuar, megjithëse Moska premtoi kredi të reja. Planet sovjetike për të ngritur një bazë raketash në Shqipëri dhe për ta kthyer vendin me përqëndrim agrar, ndeshën në protesta të ashpra. Hoxha e akuzoi Hrushovin se "donte ta kthente Shqipërinë në koloni për qëllimet revizioniste të Bashkimit Sovjetik" njësoj si Shtetet e Bashkuara që sipas tij e kishin kthyer Amerikën Latine në koloni për plantazhet e bananeve.

Në grindjet midis Pekinit dhe Moskës për të zënë rolin udhëheqës në kampin komunist, Tirana u pozicionua krah Pekinit dhe kundër kursit të propaganduar nga Hruxhovi për koekzistencë paqësore midis kapitalizmit dhe komunizmit. Edhe kërkesat e Titos për rrugë të vetën drejt socializmit u hodhën poshtë me mënyrë të prerë.

Shqipëria po ashtu si Kina ndihen të kërcënuara nga përpjekjet hegjemonistë të Bashkimit Sovjetik. Gjatë një takimi të delegacioneve të partive komuniste në Bukuresht në qershor 1960, Shqipëria refuzoi të dënonte PK të Kinës në prag të zhvillimit të Konferencësn Botërore të Partive Komuniste, në nëntor. Bashkimi Sovjetik përpiqej të afronte Shqipërine duke ushtruar presion ekonomik, por Hoxha reagoi duke spastruar ushtrinë dhe Partinë nga forcat prosovjetike.

Prishja përfundimtare të marrëdhënieve midis Moskës dhe Tiranës u bë në Konferencën Botërore të Partive Komuniste në 10 nëntor der 1 dhjetor 1960 në Moskë. Hoxha e shfrytëzoi këtë takim pë rtë larë hesaper përfundimisht me Hrushovin, të cilin e kritikoi se kishte hequr dorë nga principet e marksizëm leninizmit. Ai kishte shkatërruar pa të drejtë Stalinin, ishte afruar me revizionistët jugosllavë dhe bënte propogandistikë për bashkëekzistencën paqësore me kundërshtarët ideologjikë. Ai kërkoi armë atomike për Kinën për t`i dhënë Kinës vendin e duhur në botë. Pak ditë pas fjalimit publik të Hoxha u largua para kohe nga konferenca. Bashkimi Sovjetik tërhoqi 3 mijë specialistët nga vendi, pas tij edhe vendet e tjera të Comecon-it. Më 1961 Bahskimi Sovjetik prishimarrëdhëniet ekonomike, u largua nga baza ushtarake në Vlorë dhe në dhjetori prishi edh emarrëdhëniet diplomatike. Me përjashtim të Rumanisë, këto hapa i ndoqën edhe vendet e tjera të bllokur lindor.

Me Shqipërinë Kina kishte hedhur një këmbë në Europë,megjithëse siç doli ky ishte një hap shumë i kushtueshëm, sepse pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, Kinës ju desh të merrte përsipër të gjitha detyrimet financiare dhe ekonomike të USdSSR dhe Comecon-it. Kredia që Kina i dha Shqipërisë deri në vitin 1975 vlerësohet 838 milionë dollarë. 6000 kinezë kujdeseshin në Shqipëri që ekonomia të mos shpërbëhej. Kështu programi ambicioz i Hoxhës për industrializimin mundi të vazhdohej. Kështu u ngritën hidrocentrale, furra metalurgjike, dhe një fabrikë për pjesë këmbimi për traktora si dhe një indstri kimike për prodhimin e plehrave. Më 1975 Kina filloi të kërkonte që Tirana të fillonte të kthente përqindjet e kredive të dhëna deri atëherë. Por kur Tirana refuzoi Kina reduktoi furnizimet të cilat i ndërpreu krejt më 1978. Kështu erdhi fundi i aleancës kinezo-shqiptare. Edhe Kina u quajt vend revizionist.

Tensionet ideologjike midis Kinës dhe Hoxhës, ishin ndjerë që më përpara, sepse Hoxha nuk ndoqi rrugën kineze drejt komunizmit. Ai zhvilloi përgjysmë revolucionin kulturor në vend, nuk ngriti Gardën e Kuqe dhe aparati partiak mbeti i paprekur. Bukokracia e fryre u luftua, dhe korrupsioni po ashtu, intelejktualët u dërguan në prodhim, në ushtri u hoqën gradat dhe në sistem u futën sërish komisarët poliitkë. Vetën sa i përket fesë, Hoxha përdori grushtin e hekurt. Brenda disa muajve shtëpitë e zotit u mbyllën, dhe u kthyen në kinema, magazina ose salla sporti. Në fund të 1967, propaganda komuniste njoftoi krenare se vendi ishte kthyer në vendin e parë ateist të botës. Edhe vetë Kina maosite ishte më pak radikale kundër zakoneve prapanike me bazë fetare. Në vend të fesë në Shqipëri u zhvillua një ringjallje e traditave kombëtare dhe heronjve të vendit, që arriti kulmin me kultin e personit të ngritur rreth Hoxhëes i cili u vu në rradhë me Marksin dhe Leninin. Në vitin 1968 ai filloi të botonte veprat e veta.

Vizitën e presidentit amerikan Nixon në Kinë në 1972, Hoxha e vlerësoi si provokim kundër Shqipërisë dhe u shpreh e shqetësuar se Kina donte të hynte vetë në lojën e superfuqive dhe të merrte drejtimin e vendeve të "Botës së tretë". Në Kongresin e 7-të të Partisë së Punës në nëntor 1976 Kina nuk dërgoi delegacion. Në kushtetutën e re të Shqioërisë që u aprovua në dhjetor 1976, shpallej shkëputja e plotë nga aleancat. Kushtetuta ndalonte ngritjen e bazave ushtarake të huaja, dhënien e koncensioneve tek të huajt., krijimin e shoqërive të përziera ndërshtetërore, dhe marrjen e kredive jashtë vendit. Po ashtu u ndërrua emri i vendit në Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. Kështu u ligjërua me kushtetutë roli udhëheqës i Partisë dhe ndalimi i fesë.

  • Data 13.01.2008
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CkPB
  • Data 13.01.2008
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CkPB