1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Geqia sërish në rend të ditës

Në vend të unionit për energji, presidentët dhe kryeministrat e vendeve të BE, sërish do të këshillohen për gjendjen emergjente financiare në Greqi. Por cilat janë qëllimet?

Alexis Tsipras dhe Jean-Claude

Alexis Tsipras dhe Jean-Claude

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras e ka arritur qëllimin. Sipas diplomatëve të BE-së, ai do të ketë më shumë kohë që në samitin e BE-së të enjten dhe të premten të flasë për borxhet dhe krizën e buxhetit në Greqi. Të hënën kryetari i radhës i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, e kishte hedhur poshtë mundësinë e rishikimit të zhvillimeve në Greqi. Por pas bisedimeve të shumta telefonike mes Tsipras, Tusk dhe presidentit të Komisionit të BE, Jean-Claude Juncker, do të mund të ketë madje edhe një takim të veçantë në kuadër të samitit të BE. Sipas burimeve greke, në këtë takim do të jenë Tsipras, presidenti i Francës Francois Hollande, kancelarja Angela Merkel, shefi i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi dhe Jean-Claude Juncker. Ministri i Jashtëm i Letonisë Edgars Rinkevicius, i cili ka kryesinë e radhës së Këshillit të Ministrave të BE, nuk ishte në gjendje të konfirmojë këto të dhëna. "Për momentin jo, por kjo varet nga presidentët dhe kryeministrat."

"Shtendosja e gjendjes"

Donald Tusk

Donald Tusk

Deri tani nuk dihet se cili është qëllimi i kryeministrit grek. Ditët e fundit ai ka folur shpesh për krizën e mirëbesimit mes Greqisë dhe 18 vendeve të Eurozonës. "Këto ditë janë të mirëseardhura të gjitha iniciativat që sjellin shtendosje dhe relaksim në raportet mes Greqisë dhe Evropës. Ne duhet të flasim mes vete dhe jo për njëri-tjetrin. Këshilli i Evropës mund të luajë këtu një rol shumë të rëndësishëm", thotë sekretari i shtetit në ministrinë e jashtme Michael Roth, i cili në Bruksel është duke punuar në përgatitjen e samitit të BE-së. Të hënën e ardhshme, kancelarja Merkel do të takohet papritur në Berlin me kryeministrin grek. Sulmet verbale mes politikanëve grekë dhe gjermanë, janë ashpërsuar kohët e fundit. Ministri i Financave, Wolfgang Schäuble ka kritikuar koalicionin në Athinë për "gënjimin e zgjedhësve". Ndërsa homologu i tij grek Yanis Varoufakis ishte kundërthënës në një shou televiziv. Para dy vitesh ai e ka është shprehur me vjalë ofenduese ndaj politikës evropiane të Gjermanisë, por tani i ka hedhur poshtë këto pohime.

Situata në Greqi është serioze

Në fakt, Greqia dhe Eurogrupi kanë rënë dakord me 20 shkurt, që Athina të vazhdojë programin e ndihmave, deri në fund të prillit. Bisedimet mes ministrit grek të Financave dhe përfaqësuesve të Troikës nuk kanë dhënë rezultatet e pritura, njofton gazeta greke Ekathimerini. Komisioni i BE, FMN dhe BQE nuk e kanë të qartë se sa e thellë është kriza aktualisht në Greqi. Ministri i Financave Varoufakis pohon se vendi i tij do të plotësojë të gjitha obligimet financiare. Bëhet fjalë për probleme të vogla likuiditeti, tha ai.

Por të hënën, zëdhënësi i Komisionit të BE, Margaritas Schinas, tha: "Situata është serioze. Këtë javë do të dihet nëse Greqia është në gjendje t'i plotësojë obligimet e marra me 20 shkurt". Gazeta Süddeutsche Zeitung njofton se Greqia nuk i ka paguar 200 milionë euro të marra nga BE në emër të subvencioneve për prodhuesit e pambukut. Këto para i ka futur në buxhetin e vendit. Qeveria në Athinë ka mbetur mbrapa edhe me pagesën e pensioneve të shtetit dhe ndihmave sociale.

Mundësitë e shpëtimit

Schäule dhe Varoufakis

Schäule dhe Varoufakis

Të premten e ardhshme qeveria greke duhet të tejkalojë një pengesë prej gati dy miliardë euro. 1,6 miliardë të obligacioneve të shtetit (T-Bills) duhet të zëvendësohen. Ndërkohë që edhe 350 milionë euro duhet t'i kthehen FMN-së. "Greqia ende mund të shes T-Bills në tregun ndërkombëtar", thotë ekspertja Silvia Merler, nga instituti belg "Bruegel", në bisedë me DW. Por shuma e përgjithshme e T-Bills kufizohet në 15 miliardë euro. Kur shikon rrjedhën e parave përmes bankave greke dhe institucioneve tjera financiare, del se Greqia në fakt varet nga shefi i BQE, Mario Draghi. Ai duket se ka kërkuar prej Alexis Tsipras që të nxjerrë mbi tavolinë të gjitha të dhënat. Ndaj zëvendësministri i Jashtëm grek e ka kritikuar hapur BQE, e cila të enjten do të merret sërish me çështjen e Greqisë. BQE duhet të vendosë nëse do të vazhdojë programet emergjente për Greqinë.

Rroga minimale duhet të rritet

Në javët e ardhshme duhet e ta paguhen pensionet dhe rrogat e rritura nga qeveria greke. Ministri i Financave Varoufakis ka deklarauar se këto pagesa janë të sigurta. Por kjo nuk është e sigurt, sepse të ardhurat greke nga taksat kanë rënë për një miliardë euro. Ndaj strategjia aktuale nuk mund të qëndrojë gjatë, thotë Silvia Merler nga "Bruegel". Qeveria greke do të realizojë premtimin e parë, por ai kushton. "Një politikë të re kursimesh nuk do të ketë", thotë kryeministri Tsipras. Për triska për ushqime dhe për rrymë falas qeveria do të ndajë 200 milionë euro. Muajt e ardhshëm rroga minimale duhet të rritet. Nëse këto masa janë në përputhje me marrëveshjen e 20 shkurtit, nuk është e sigurt. Në Bruksel është arritur marrëveshja që reformat të vazhdojnë dhe të mos nxirret nga fuqia njëanshëm.