1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

George Soros: Fusnin bonde evropiane, po të doni ta shpëtoni euron

Sorrosi kritikon Gjermaninë për ngurrim për Euron. Ai kërkon emetimin e bondeve të mbështetura nga BE.

George Soros, miliardier dhe investues

George Soros, miliardier dhe investues

Investuesi i madh amerikan, George Soros e konsideron Gjermaninë fajtoren kryesore për shkallëzimin e krizës së borxheve të euros. "Ishte ngurrimi gjerman , që e përforcoi krizën e Greqisë dhe që e bëri atë ngjitëse, që e ktheu në një krizë ekzistenciale për Evropën", shkruan miliarderi në një artikull për gazetën gjermane "Handelsblatt". Ka qenë një gabim, që për mospagimin e parave të bëhen garante vende të veçanta dhe jo Bashkimi Evropian.

Bondet e euros shpëtojnë kolapsin

Sorosi kërkoi futjen e bondeve të Euros, për të cilat garantojnë bashkërisht shtetet dhe jo në mënyrë të veçuar. "Përndryshe Euro do të pësojë kolaps", shkruan ai. Sorosi e konsideron konstruktin e tanishëm me kredi për Greqinë dhe me një ombrellë mbrojtëse si të pamundur për t'u mbajtur: Kështu, Italia dhe Spanja duhet të paguajnë më shumë interesa për huatë e tyre shtetërore, se sa ato marrin vetë nga Greqia për kreditë mbështetëse.

Politikën e hapave të vegjël, të ndjekur deri tani nga kancelarja Angela Merkel (CDU), financieri e kritikoi. Sorosi 80 vjeçar ka mbledhur me spekullime një pasuri shumë të madhe dhe angazhohet me fondacione të ndryshme për një "shoqëri të hapur".

Autor: Auron Dodi (HB, dpa)

Redaktoi: Mimoza Cika Kelmendi

  • Data 12.08.2011
  • Fjalët kyç euro
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/12Frm
  • Data 12.08.2011
  • Fjalët kyç euro
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/12Frm