George Mitchell i dërguari i ri amerikan për Lindjen e Afërme | NRS-Import | DW | 23.01.2009
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

George Mitchell i dërguari i ri amerikan për Lindjen e Afërme

Presidenti Barack Obama emëroi të enjten të ngarkuarit e posaçëm për Lindjen e Afërme, si dhe për Afganistanin dhe Pakistanin. Për paqe midis Izraelit dhe palestinezëve do të kujdeset ish-senatori, Georg Mitchell.

George Mitchell i dërguari i ri amerikan për Lindjen e Afërme

George Mitchell i dërguari i ri amerikan për Lindjen e Afërme. 75 vjeçari njihet si pajtues i aftë konfliktesh të pazgjidhshme.

Presidenti i ri i SHBA, Barack Obama kumtoi të enjten hapa të qartë për vendosjen e një paqeje të qëndrueshme midis Izraelit dhe palestinezëve. Parakushtet për këtë është e qartë që janë të këqia, pas luftës në Rripin e Gazës. Por me emërimin e George Mitchell-it si i ngarkuar i posaçëm për Lindjen e Mesme, presidenti synon të japë një sinjal që në krye të presidencës së tij: "Politikë e qeverisë sime do të jetë, që të kërkojë në mënyrë aktive dhe agresive një paqe të qëndrueshme midis Izraelit dhe palestinezëve, si edhe midis Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë. Për t'i arritur këto synime, ministrja e jashtme Klinton dhe unë, pyetëm George Mitchell-in nëse dëshiron të bëhet i ngarkuar i posaçëm për Lindjen e Mesme."

Ministrja e jashtme, Hillary Clinton i formuloi kështu shpresat që lidhen me ish-senatorin 75 vjeçar: "Ai do të drejtojë përpjekjet tona, për të rigjallëruar procesin e paqes midis Izraelit dhe fqinjëve të tij. Ai do të na ndihmojë, që të zhvillojmë një strategji të gjerë, e cila të mbrojë sigurinë e Izraelit dhe njëkohësisht të synojë t'i japë fund konfliktit në Lindjen e Mesme- në atë mënyrë që një ditë dy shtete të jetojnë krahas njëri-tjetrit në paqe dhe siguri."

Shpresa të mëdha lidhen në këtë mënyrë me ish-senatorin dhe juristin Mitchell. Padyshim që ai i ka cilësitë për t'i përmbushur ato. 75 vjeçari konsiderohet ndërmjetësues i aftë i konflikteve të pazgjidhshme. Por edhe një njeri, i cili negocion në mënyrë neutrale. Me aftësi si këto, Mitchell-i arriti që në vitet 90 t'i bënte që të hiqnin dorë nga dhuna armiqtë për vdekje në konfliktin e Irlandës së Veriut. I ngarkuar nga ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, ai ndërmjetësoi me sukses midis fraksioneve katolike dhe protestante dhe arriti që, përveç kësaj, të lidhte në përpjekje edhe qeverinë britanike. Në bisedime paqeje nuk ka dështim, ato që nevojiten janë vetëm aftësia këmbëngulëse dhe durimi, kështu e përmbledh ai recetën e tij të suksesit.


George Mitchell është në gjendje të vlerësojë se çfarë e pret. Biri i një emigranti irlandez dhe i një nëne me origjinë nga Libani, drejtoi që tetë vjet më parë një komision ndërkombëtar, i cili analizoi dhunën në Lindjen e Mesme. Në raportin përfundimtar, në të ashtuquajturin Mitchell - Report, atëherë u tha ndër të tjera: Izraeli duhet ta ndalojë ndërtimin e ngulimeve të reja në Jordaninë Perëndimore. Palestinezët duhet ta luftojnë në mënyrë aktive terrorizmin. Ky raport ofroi bazën për të ashtuquajturën Roadmap, planin e paqes për Lindjen e Mesme, i cili ende nuk është vënë në jetë.

(AUD/ACA)

  • Data 23.01.2009
  • Autor Claudia Hennen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ger5
  • Data 23.01.2009
  • Autor Claudia Hennen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ger5