1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

'Genocid kulturor' i kinezëve ndaj tibetianëve?

Dalai Lama ka akuzuar Kinën se po kryen një "genocid kulturor" në atdheun e tij tibetian. Por udhëheqësi fetar i tibetianëve artikuloi të dielën, që nga rezidenca e emigrimit në Daramsala të Indisë edhe tone pajtuese.

Demonstrues në rrugët e kryeqytetit tibetian, Lasa

Demonstrues në rrugët e kryeqytetit tibetian, Lasa

Mjaft më vonë se kishte lajmëruar iu paraqit Dalai Lama gazetarëve në Indi dhe fillimisht ata nuk kuptuan shumë:Por kreu shpirtëror i tibetianëve kishte për të transmetuar një mesazh të qartë: kombi tibetian është në rrezik të madh, tha Dala Lama, që druhet për vazhdimin e gjakderdhjes në atdheun e tij. Kina kërkon ta zbatojë me dhunë paqen në rajonin e Himalajeve; nëse regjimi nuk e ndryshon politikën e tij, atje mund të vdesin njerëz të tjerë.

80 vetë humbën jetën

Sipas të dhënave të qeverisë tibetiane në mërgim, në trazirat e së premtes e humbën jetën të paktën 80 vetë. Sipas qeverisë tibetiane, në të gjithë Tibetin është stacionuar ushtria kineze, manastiret mbikqyren me rreptësi, kryeqyteti Lasa është krejtësisht i rrethuar. Dalai Lama foli në konferencën e shtypit jo vetwmw për gjendjen aktuale:"Me ndërgjegje apo jo, në Tibet kryhet genocid kulturor."

Dalai Lama kërkon hetime ndërkombëtare.

Por fjalës së tij nuk i munguan as tonet pajtuese: në asnjë mënyrë ai nuk kërkon shkëputjen e Tibetit nga Kina- një akuzë, të cilën qeveria kineze e shqipton gjithmonë për të- ai kërkon vetëm autonomi më të zgjeruar për rajonin. Më tej ai nuk e kundërshton aspak mbajtjen e Lojërave Olimpike në Kinë, por thotë se është përgjegjësi morale e bashkësisë ndërkombëtare që ta kujtojë Kinën se duhet të jetë një mikpritëse e mirë.

Demonstratat do të vazhdojnë

Ndërkohë, mijëra refugjatë tibetianë marshuan nëpër Daramsala, ku veç Dalai Lamës është vendosur edhe qeveria tibetiane e emigracionit. Demonstruesit valëvisnin flamuj tibetianë dhe dënonin mënyrën e veprimit të forcave kineze të sigurisë në Tibet: "Demonstratat do të vazhdojnë. Tibetianët në të gjithë botën ngrenë zërin kundër pushtimit ilegal kinez, për aq kohë sa Kina të largohet nga Tibeti."

Kështu shprehet Cevang Riksin, president i Kongresit Tibetian të Rinisë. Organizata e tij është edhe organizatore e marshit të protestës, numri i pjesëmarrësve të të cilit u caktua nga autoritetet indiane; 44 vetë, të cilët u nisë në një valë të dytë të shtunën rrugës për në Tibet, me sa duket nuk janë ndaluar. India është atdheu i emigrimit të rreth 100 mijë tibetianëve, ndaj qeveria e Nju Delhit është tani e shqetësuar për proceset në rajonin e Himalajës. Në një deklaratë të ministrisë së jashtme indiane shprehet shqetësimi për dhunën në qytetin Lasa dhe për vdekjen e personave të pafajshëm. Megjithatë, refugjatët tibetianë në vend nuk duhet të merrren me politikë dhe të mos shkelin të drejtën dhe ligjin e vendit mikpritës, thuhet më tej në deklaratë.

  • Data 17.03.2008
  • Autor Sabina Mataj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DPNx
  • Data 17.03.2008
  • Autor Sabina Mataj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DPNx