1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Geert Ahrens me "Diplomacia në rrezik"

Geert Ahrens është marrë shumë me Ballkanin, me ish Jugosllavinë. Ai ka qenë pjesë e të gjitha tavolinave diplomatike që në vitet nëntëdhjetë u përpoqën të zgjidhnin nga jashtë konfliktet etnike të ish Jugosllavisë

Diplomacy on the Edge, Geert Ahrens

Diplomacy on the Edge, Geert Ahrens

Fillimisht ai ka drejtuar kontigjentin evropian në Kroaci, në vitet 92 deri 96 ka qenë ambasador i Konferencës së Gjenevës për ish Jugosllavinë , në 99 në Maqedoni i dërguar nga BE.

Përvojat që ka mbledhur kanë qenë shumë. Për t`i futur ato në shërbim të të tjerëvë ai ka shkruar një libër mbi diplomacinë evropiane dhe amerikane. "Diplomacy on the Edge", Diplomacia në rrezik. Në të ai shpjegon etnitë, pastaj kalon në konfliktin kroato- serb dhe Carrington Conferencë. "Në të, thotë ai, nuk nuk merrte pjesë asnjë diplomat perëndimor që të ishte ekspert i rajonit, të njihte historitë, faktet por edhe emocionet e banorëve të këtij rajoni të paqetë." Pastaj vjen Bosnja dhe Hercegovina me një kapitull më vete për të kaluar tek Kosova dhe Maqedonia.

Për konfliktin e Kosovës, Ahrens është marrë shumë ai thotë :

Geert Ahrens: "Unë mendoj se nëse do kishte qenë vullneti i mirë, atëherë Kosova si problem mund të zgjidhej pa luftë, por duhet thënë se vetëm në kuadër të një autonomie, për të cilën, në atë kohë pra në vitet nëntëdhjetë luftonte komuniteti ndërkombëtar. Sot, kjo nuk është më e mundur."

Çfarë burimesh ka përdorur për librin?

Ahrens :Të dy konferencat Jugosllave në të cilat unë kam qenë i angazhuar nuk kanë mbajtur evidenca. Unë kam mbledhur dokumentat e mia dhe kam marrë dokumentat nga Ministria e jashtme gjermane, pra burimet që unë kam përdorur për librin janë dokumenta origjinale të asaj kohe.

Dr. Ulrich Schiller, ish korrespondent i ARD dhe Die Zeit ne ish Jugosllavi, dhe autori librash e vlerëson kështu librin e Ahrens: "Ky është një libër që tregon hapur për pikat e dobta të komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve. Këtë libër nuk mund ta lexosh në krevat, sepse ai është libër i rëndë. Dhe nëse më lejohet mund të them se libri lexohet pjesë, pjesë, duke lexuar atë pjesë që të hyn në punë në moment, për shembull për Bosnjë, ose për Kroacinë."

Si shihet Geert Ahrens nga serbët?

Geert Ahrens: Në fakt unë i përshkruaj ngjarjet me objektivitet dhe siç ju thashe në fillim të vitit 1996 qeveria jugosllave dhe serbe u përpoq me ndihmën time që të hynte në bisedime. Unë e gjeta gjuhën e përbashkët me palën serbe, atëherë. Sot ata e dinë që unë përkrah Planin e Ahtisaarit dhe mbase ata nuk kanë sot të njëjtin mendim për mua për këtë arsye. Por kështu mendon vetëm gjysma e serbëve, gjysma tjetër mendon ndryshe.

  • Data 19.05.2008
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E2VH
  • Data 19.05.2008
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E2VH