1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Gazetat gjermane mbi gjendjen në Rripin e Gazës

Të përditshmet gjermane komentojnë sot (03.01.) zhvillimet në Lindjen e Mesme

Pas një sulmi në Gazë

Pas një sulmi në Gazë

"Frankfurter Allgemeine Zeitung" vëren: "Ndonëse Izraeli ngurron të dërgojë ushtarët në Gazë, sepse një gjë e tillë do të çonte në një luftë të gjatë guerrilase me humbje të mëdha, qeveria duhet të gjejë mjetet për të ndaluar së paku për një farë kohe sulmet e vazhdueshme me raketa ndaj qyteteve izraelite. Kjo nuk është arritur as me sulmet masive nga ajri të ditëve të fundit, ndaj ngurrimi nxjerr në pah edhe paaftësinë për të gjetur zgjidhje. Hamasi nga ana e vet është i përgatitur për një luftë me përballje direkte në zonat që i ka vet nën kontroll. Islamistët militantë çdo dëm sado të vogël dhe çdo dështim, që mund t´i shkaktojnë armikut, do ta interpretojnë si fitore të madhe. Kështu ndodhi edhe në luftën e Libanit që zhvilloi ushtria izraelite kundër Hisbollahut."


"Die Tagespost" komenton: "Lufta e Izraelit kundër Hisbollahut në verën e vitit 2006 provoi, se sa më i papërmbajtur u kundërvihet izraeli armiqve të vet, aq më shumë shtohen simpatizantët e tyre. Ndaj fushata aktuale rezikon që t´i forcojë Hamasët në radhët e palestinezëve, ashtu si goditja ushtarake e 2006-ës forcoi Hisbollahët brenda Libanit. Pavarësisht se kush është përgjegjës për shkallëzimin e dhunës rreth Gazës, një gjë është e sigurtë: Ato që humbasin vërtetë janë forcat e moderuara, të cilat synojnë pajtimin dhe bashkëekzistencën."


"Kölner Stadt-Anzeiger" në sfondin e këtyre zhvillimeve tërheq vëmendjen për koalicionet e mundshme në Lindjen e Mesme dhe raportet ndaj Iranit: "Izraeli nuk është i vetëm në synimin për t´u mbrojtur prej pretendimit iranian për hegjemoni. Egjipti, Arabia - Saudite dhe Jordania janë partnerë të mundshëm, paçka se jo demokratikë. Edhe Turqia është e interesuar për marrëveshje pragmatike. Ndoshta është shumë shpejt për opcione të tilla politike. Fundi i sulmeve reciproke as që po duket. Shanset për përfaqësuesit e vijës së fortë në Izrael në zgjedhjet e ardhshme po rriten. Lufta në rajon mbetet. Për aq kohë sa Irani nuk posedon armë atomike, lufta nuk do të zgjerohet, por ajo do të mbetet e vazhdueshme."




  • Data 03.01.2009
  • Autor vfb (era)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GRHC
  • Data 03.01.2009
  • Autor vfb (era)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GRHC