1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Gazetaria hulumtuese - Një akt patriotik

33 gazetarë nga 24 vende të Evropës morën pjesë gjatë kësaj jave në një seminar të Kolokuiumit M100 Sanssouci në Potsdam. Nga e hëna deri të enjten ata patën rastin të merrnin përvojë në gazetari hulumtuese.

Pamje nga Potsdami ku u zhvillua seminari

Pamje nga Potsdami ku u zhvillua seminari

Artikulli i Jeton Mehmetit për blogun e Kolokuiumit M100 Sanssouci është një fjalë mbrojtëse për gazetarinë hulumtuese.

Gazetarët në Kosovë nuk kanë motiv për t'i hyrë gazetarisë hulumtuese", thotë për Deutsche Wellen bashkëpunëtori i Instituti kosovar për Studime të Avancuara GAP.

" Për të punuar në këtë fushë duhet më së pari mbështetje shumë e madhe nga mediumi për të cilën punon. E kjo shpesh ju mungon gazetarëve në Kosovë, përkundër dëshirës së tyre. Shumë shpesh mediet janë të lidhura me subjektet, për të cilët bëhet hulumtimi, por as gjyqësori nuk është aq funksionues, saqë të mund t'i mbrojë ata", shton ai.

Jeton Mehmeti, analist kosovar, pjesëmarrës i seminarit në Potsdam

Jeton Mehmeti, analist kosovar, pjesëmarrës i seminarit në Potsdam

Në shtator Merkel për lirinë e shtypit

Jeton Mehmeti ishte njëri nga 33 pjesëmarrësit e seminarit të zhvilluar nga e hëna e deri të enjten (23-26 gusht 2010) në Potsdam e Berlin të Gjermanisë. Seminari zhvillohet tashmë që nga viti 2005 dhe është si një epilog i Kolokuiumit M100 Sanssouci. Konferenca ndërkombëtare që zhvillohet çdo vit në shtator në Potsdam mbledh kryeredaktorë të medieve nga e gjithë bota. Tema e këtij viti është liria e shtypit dhe fjalën kryesore do ta mbajë kancelarja Angela Merkel. Seminari me talentet e reja zhvillohet gjithmonë në gusht. Organizatorja Sabine Sasse thotë se

" qëllimi është që gazetarët e rinj nga Evropa të marrin kurse trajnimi në tema të ndryshme – këtë vit ishte gazetaria hulumtuese – por që edhe të lidhen me njëri-tjetrin".


Duhen njohur kufijtë

Dy ditët e para ata i kalojnë me seminare me trajnues me emër në Gjermani, si Hajo Seppelt që merret me hulumtimin e abuzimeve me doping, apo Joerg Schmitt, nga Der Spiegel, i cili këtë vit u nderua edhe me çmimin Henri Nannen. Këta emra dallohen në morinë e gazetarëve gjermanë, sepse as në Gjermani gazetaria investiguese nuk është pjesë e punës së përditshme nëpër medie. Me gjithë mbështetjen që kanë nga mediumet e tyre, puna nuk është kurrsesi e lehtë dhe gazetarët hulumtues jo rrallë vihen nën presion me procese gjyqësore, siç është aktualisht rasti i dy kolegëve nga televizioni publik gjerman NDR. Mbas publikimit të një dokumentari për korrupsionin në landin e Saksonisë (ish-RDGJ) ata u akuzuan për shpifje.

Joerg Schmitt i këshillon gazetarët e rinj që para se t'i hyjnë investigimeve "të njihen mirë me ligjet, të drejtat e tyre për t'u informuar, pengesat juridike, por edhe kufijtë e raportimit në vendet e tyre.”


Në Kosovë raportimi investigues i kufizuar

Radio Televizioni i Kosovës (RTK)

Radio Televizioni i Kosovës (RTK)

Jeton Mehmeti është i vetëdijshëm se kufijtë e raportimit investigues në Kosovë janë shumë të mëdha.

“Fatkeqësisht Kosova është një vend që ka shumë tema të këtij lloji, ka zyrtarë të përfshirë në korrupsion, e shumë keqpërdorime, por ekzistojnë shumë faktorë që e stepin gazetarin." Gjithsesi, nga ky seminar Mehmeti merr me vete një dëshirë më të madhe për t'u marrë me gazetari hulumtuese, atë që ai e quan në blog: "aktin më të lartë të patriotizmit".

Autor: Anila Shuka

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

  • Data 28.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OyZb
  • Data 28.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OyZb