1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gazetaria hulumtuese në SHBA në rrugë të reja

Publikimi i dhjetëra mijëra dokumenteve ushtarake në internet për luftën në Afganistan, shumica të fshehta, ngre sërish pyetjen se ç 'pamje do të ketë në të ardhmen gazetaria hulumtuese.

Gazetaria hulumtuese shpesh gjen vend në bloge

Gazetaria hulumtuese shpesh gjen vend në bloge

Shifrat e Institutit për Studimin e Opinioneve, Pew Research Center janë të ftohta dhe të qeta. Mediet amerikane duhet t'ia dalin me më pak para. Vetëm në 2009-ën të ardhurat nga reklamat në gazeta ranë me më shumë se një të katërtën. Rëniet i prekin të gjithë: rrjetet televizive: minus 8 për qind, gazetat: minus 17 për qind, radioja: minus 22 për qind. Karrikja e punës u kthye vitet e fundit për shumë gazetarë amerikanë në ndenjëse me katapultë. Rreth 15.000 reporterë dhe redaktorë humbën punën që prej vitit 2007. Shpesh iu desh të largoheshin gazetarëve hulumtues. Ata ishin tepër të shtrenjtë. Atyre u duhet shumë kohë, kështu e ka kjo punë. Nick Penniman thotë:

"Gazetaria hulumtuese i ngjan një zanati në zhdukje."

Kush zbulon atë atëherë në të ardhmen skanmdale, gërmon me këmbëngulje për informacione dhe i bashkon mijëra pjesë mozaiku në një histori të madhe? Penniman beson se në gazetarinë hulumtuese nuk duhet të jetë më fjala tek të bërit para, porse ajo duhet bërë pa interesa fitimi, siç e bën për shembull Huffington Post Investigative Fund, thotë gazetari.


"Për mendimin tim është një nzgjidhje për ta mbajtur gjallë këtë lloj gazetarie. Nuk është e vetmja, por është njëra nga zgjidhjet."

Fondacionet për gazetarinë hulumtuese japin mbështetje

Ky bashkim gazetarësh financohet me dhurime. Sikurse ProPublica, një tjetër fondacion për gazetarinë hulumtuese. 32 reporterë dhe vullnetarë të panumërt punojnë për ProPublica. Organizata drejtohet nga Paul Steiger, i cili ka drejtuar më parë gazetën "Wall Street Journal". Në moshën 65 vjeç, kur kolegët dalin në pension, Steiger guxoi eksperimentin "Gazetaria duke marrë parasysh të mirën e përbashkët". Oferta online e ProPublica është e pasur, por:

"Synimi ynë nuk është të ndërtojmë faqen më të mirë në internet. Synimi ynë është të arrijmë ndryshime."

Për këtë bashkimet e reporterëve punojnë në mënyra të ndryshme. ProPublica për shembull me gazetën "New York Times". Motoja e Steiger-it është:


"Është më mirë të kesh një herë një histori të dallueshme në faqen e parë sesa të zhdukesh tek 50 gazeta në faqen 19."

Nga ana tjetër, të tjerë mbështeten tek një shpërndarje e gjerë, në gazeta dhe natyrisht gjithmonë në internet. Shumica financohen me dhurime, disa mbështeten nga universitete, si "Investigative Reporting Workshop" pranë American University. Të gjithë i bashkojnë tri sfida: të sigurojnë para, të kërkojnë histori të mira, dhe të publikojnë sa më gjerësisht. Me që bie fjala: këto bashkime reporterësh të shkëputura nga redaksitë nuk kanë problem besueshmërie. Një raport i ProPublica mbi ngjarjet në një spital në New Orleans pas uraganit Katrina fitoi sivjet çmimin e njohur Pulitzer.


Autor: Nicole Markwald/Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 30.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OYCL
  • Data 30.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OYCL