1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gazetarët në Shqipëri me probleme sociale, pa kontrata pune dhe largime të pamotivuara nga puna

Aleksandër Cipa, kryetar i kësaj organizate i thotë DW se në masën më të madhe të mediave në Shqipëri "vazhdon të punohet në kushtet e punës në të zezë, mungon siguria e jetëgjatësisë së qëndrimit në një vend pune etj."

Tiranë

Tiranë

Gjashtë muajt e parë të vitit 2008 kanë qënë mjaft të pafavorshëm për pjesën më të madhe të komunitetit të gazetarëve në Shqipëri. Në këtë konkluzion ka rritur Unioni i Gazetarëve sipas të cilit në rreth 60 përqind të medias vazhdojnë të mungojnë kontratat e punës dhe mbi 40 përqind e reporterëve dhe redaktorëve punojnë në të zezë. Aleksandër Cipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë thotë për DW se "marrë-dhëniet informale të punës, mosnënshkrimi i kontratave të punës mes gazetarëve dhe punëdhënësve ka rënduar gjendjen sociale për gazetarët profesionistë në Shqipëri. Në masën më të madhe të mediave në vend vazhdon të punohet në kushtet e punës në të zezë, mungon siguria e jetëgjatësisë së qëndrimit në një vend pune dhe treguesit profesionalë për shumë arsye dëshmojnë ulje të standartit dhe kualitetit profesional, thotë Cipa.

Sipas aktivistëve të Unionit në këto kushte dhe këto rrethana është shtuar efekti i autocensurës dhe se procesi vetrregullues mbetet një realitet ende i ëndërruar. Ata kanë protestuar ndaj rasteve kur anëtarë të unionit kanë mbetur pa punë duke u shkarkuar nga detyra pa asnjë motiv sic ka ndodhur në media publike apo ato private. Pronarët dhe drejtuesit të medieve që të reagojnë menjëherë dhe t’u përgjigjen kërkesave dhe detyrimeve që kanë ndaj gazetarëve sa më parë. Në të kundërt ne do të shpallim një grevë solidariteti dhe do të përshkallëzojmë reagimet tona publike, duke marrë përsipër edhe avokatinë në procesin gjyqësor që mund të hapin gazetarët.

Drejtuesit e Unionit të Gazetarëve kanë shprehur këmbëngulje se do të vazhdojnë ta konsiderojnë vitin 2008, si "viti i solidaritetit për vetveten", duke qënë në kontakt me disa kompani dhe institucione të shërbimeve publike për lehtësimin e shërbimeve dhe favorizim të gazetarëve me tarifa lehtësuese.

  • Data 06.07.2008
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EXFQ
  • Data 06.07.2008
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EXFQ