1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Hapat

Gazetarët kosovarë në Gjermani & Fillimi i përdorimit zyrtar të gjuhës malazeze & Delegacioni kosovar në Nju Jork

12 gazetarë të ekonomisë nga mediet e Kosovës qendruan këtë javë në Berlin për një udhëtim studimor të organizuar nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Teknik dhe Ekonomik (GTZ) si dhe Akademia e Deutsche Welles. Udhëtimi u bë në kuad4ër të një trajnimi të zhvilluar në pranverë në Prishtinë. Seminari u shërbeu edhe trajnuesve për të korrigjuar paragjykimet për gazetarinë kosovare.

Me një shtator në Mal të Zi filloi viti i ri shkollor, që normalisht nuk paraqet ndonjë risi, sepse gjithmonë ndodhë kështu. E reja kësaj radhe është se për herë të parë nxënësit që nga klasa e parë do të mësojnë gjuhën malazeze si gjuhë amtare.

Kosova në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të përfaqësohet në nivelin më të lartë vendor. Presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm Skender Hyseni do kenë në Nju Jork rreth një javë për të lobuar në favor të pavarësisë së Kosovës dhe kundër rezolutës së Serbisë.

Autor: Anila Shuka/Mustafa Canka/Bekim Shehu

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 03.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P3mp
  • Data 03.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P3mp