1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Gazetarët dhe IS - Të shoqëruar nga frika

Kritikët e milicëve terroristë të IS nuk janë të sigurtë as jashtë Sirisë. Në Turqi u qëllua për vdekje në rrugë gazetari kritik Nadxhi al-Dsherf. Ky atentat lidhet me një seri vrasjesh të tjera.

Türkei Beerdigung Naji Jerf

Nadxhi al-Dsherf vritet në rrugë më 27 dhjetor 2015

Ai arriti të bëhej vetëm 37 vjeç. Tani Nadxhi al- Dsherf ka ndërruar jetë. Gazetari sirian dhe prodhuesi i filmave u vra në Gaziantep në juglindje të Turqisë në rrugë me dy plumba në kokë. Al-Dsherf lë pas dy vajza. Nadxhi al-Dsherf ishte i njohur për raportimin kritik mbi të ashtuquajturin “Shtetin Islamik”, IS. Në reportazhet e tij përshkruheshin aktet mizore të IS, së fundmi në një film dokumentar mbi Aleppon. Regjisori i teatrit, Navar Bulbul nga Siria reagoi i tronditur: “Me vdekjen e Nadxhit ndërron jetë njëri nga kineastët më të mëdhenjë sirianë”, shprehet ai në intervistë me Deutsche Ëelle-n. “Një hero i peizazhit filmik sirian.” Për Bulbul dihet se kush fshihet pas vrasjes. Por sipas tij edhe regjimi i Asadit ka fajin e vet në këtë vrasje. “Pa mizoritë e këtij regjimi të çmendur nuk do të kishte IS”, sipas regjisorit.

AKP kundër raportimit të hapur

Vrasja e gazetarit Nadxhi al- Dsherf bëhet në një moment, kur situata e gazetarëve bëhet gjithnjë e më e vështirë në Turqi. Në renditjen e lirisë së shtypit të organizatës „Reporterë pa kufi“ Turqia zë vendin e 149-të nga 180 vende.

Twitter Screenshot Raqqa_SL Naji Jerf

Al -Dsherf punonte për platformën "Kasaphana e heshtur e Rakas"

Në Turqi raportohet pak mbi këtë ngjarje. Analiza mbi rastin? Aspak. Eksperti për Turqinë, Gareth Jenkins e sheh përgjegjësinë tek partia qeverisëse, AKP. „AKP po përpiqet të mbysë çdo lloj raportimi, që e nxjerr atë në një pozicion të pafavorshëm“, shprehet eksperti i „Institutit për Politikën e Zhvillimit dhe Sigurisë“ në Stamboll. „Këtu bën pjesë edhe fakti që simpatizantët e IS kanë të mundur të vrasin njerëz në Turqi.“

Klimë frike për gazetarët kritikë

Vrasja e al-Dsherf qëndron në një seri atentatesh të tjera kundër kundërshtarëve të IS në Turqi. Krahas atentateve vetëvrasëse ndaj kurdëve apo aktivistëve politikë të majtë, edhe gazetarët sirianë vihen gjithnjë në shënjestër të terroristëve.

Vetëm në tetor, në Urfa, 140 kilometër në lindje të vendngjarjes së tanishme, Gaziantep, u vranë Ibrahim Abd al-Qader dhe Fares Hamadi. Edhe ata si al-Dsherf punonin për platformën "Raqqa is Being Slaughtered Silently" – “Kasaphana e heshtur e Rakas“. Kjo organizatë që punon në ilegalitet e zbulon mizoritë e IS u nderua në vjeshtë me „Çmimin Ndërkombëtar të Lirisë së Shtypit“. Zëdhënësi dhe bashkëthemeluesi i këtij grupi, Abdalaziz Alhamza shprehet i vendosur në bisedë më Deutsche Ëellen. „Ne mbajmë zi për vdekjen e shokut tonë të ngushtë. Mendonim se në Turqi do të ishim në një vend të sigurtë. Jemi zhgënjyer, por nuk do të ndalojmë punën tonë.”

Eksperti Gareth Jenkins sheh pasoja të rënda për gazetarinë kritike në Turqi. „Problemi më i madh është frika që është përhapur. Shumë gazetarë nuk duan të raportojnë drejtpërdrejt mbi politikën në Siri. Madje vetë qëndrimi i AKP-së, me qëllim apo jo, ka bërë që simpatizantët e IS të ndjehen aq të fuqishëm sa të vrasin njerëz kur të duan.“

Idol për miqtë e tij

Pikërisht për faktin se Nadxhi al-Dsherf nuk lejoi t'ia mbyllte gojën një ambient armiqësor, ai është një hero për Navar Bulbul. Kritiku i qeverisë e di se ç'do të thotë t'i ikësh terrorit. Ai vetë është larguar në Jordani, dhe situata për të nuk është më e mirë. “Kam frikë si nga IS, ashtu edhe nga regjimi i Asadit, por nuk duhet ta humbasim shpresën, thotë 42-vjeçari. “Sepse si gazetarë, artistë, regjisorë ne kemi detyrimin t'i tregojmë botës se ç'po ndodh në Siri.”