1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Gazeta Süddeutsche Zeitung: "Shërbimin e fshehtë gjerman... mund ta quash shakaxhi"

Afera e tre agjentëve të BND-s dhe e enjtja e terrorit në Indi - në qendër të gazetave gjermane

default

"Gazeta gjermane "Süddeutsche Zeitung" mbi shërbimin e fshehtë gjerman BND.

"Shërbimin e fshehtë gjerman, autoritetin më dëfryes, mund ta quash shakaxhi: pavarësisht se çfarë bëjnë agjentët, spiunojnë gazetarët, merren me plutonium apo zbardhin ngjarje në Ballkan- në fund të fundit ata zbulohen dhe i gjithë opinioni ndodhet para zgjedhjes - të ngrejë zëin, të mbetet gojëhapur apo të nënqeshë i prekur. Këtë herë zgjedhja e tretë është më e përshtatshmja. Pse një njeri i BND-s pas një sulmi në Prishtinë nxitoi të fotografonte vendin e ngjarjes këtë të shpresojmë që personi në fjalë ta sqarojë së shpejti, më tej nëse e justifikonte zbulimin mbledhja e disa të dhënave. Në të vërtetë kosovarët nuk duhen nënvlerësuar: ata duhet ta kenë ditur prej kohësh që burrat me emrin e firmës në ngjyrat e zeza të kuqe dhe të arta dhe makinën me targa të Mynihut janë në shërbim të BND-s"

"Berliner Zeitung" mbi sulmet në Mumbai shkruan: "Deri më tani nuk kishte përgjigje të sigurta. Por ka patur mjaft pyetje: Ishte një rastësi që në të njëjtën ditë një atentator vetvrasës kishte hedhur veten në erë para ambasadës amerikane në Kabul? Po përjetojmë në Azinë jugore fillimin e një ofensive të përgjakshme nga qarqet e AL Kaidës të Osama Bin Ladenit? Në rast se vërtetohet dyshimi se terroristët kanë hyrë nga Karaçi, atëherë ata e kishin të lehtë t'i dredhonin marinës amerikane dhe asaj pakistaneze që patrullojnë në brigje për të ndaluar infiltrimin e AL Kaidës. Nga marina indiane që para Somalisë e la të fundosej peshkarexhën tajlanedeze të kapur nga piratët si me pengje ashtu edhe me rrëmbyes pa kërkuar për të mbijetuar, nuk pret askush që të zbulojë terroristët e vendosur bë motobarka të shpejta."

  • Data 28.11.2008
  • Autor LA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G3ht
  • Data 28.11.2008
  • Autor LA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G3ht