1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gauck: Një vit në post, katër ditë në Etiopi

Jubileun e tij në post presidenti Gauck e feston në Adis-Abebë: kryeqytet i Etiopisë, seli e Bashkimit Afrikan dhe destinacion i udhëtimit të tij të parë në Afrikë.

Katër ditë qëndron presidenti gjerman në Adis-Abebë dhe rrethinë, dhe ai ka një agjendë të ngjeshur. Ajo nisi që të dielën në mbrëmje (17.03.2013) me një darkë me kryeministrin Hailemariam Desalegn. Homologun e tij, presidentin etiopian Girma Wolde-Giorgis, Gaucku e takon të hënën.

Në prag të jubileut të parë në post të Joachim Gauckut në Gjermani u fol shumë për efektin e pushtetit të presidentit. Edhe në Etiopi posti është përgjithësisht ceremonial dhe presidenti Girma [në Etiopi edhe personaliteteve të larta u drejtohen me emër] pothuajse nuk është i pranishëm në politikën e përditshme. Aq më të surprizuar ishin etiopianët kur në 2011-n Girma u shpreh në një letër të hapur kundër dhënies me qira të tokës bujqësore sipërmarrjeve agrare të huaja (çka njihet si "land grabbing"). Kësisoj ai veproi kundër politikës së kryeministrit të pushtetshëm të atëhershëm Meles Zenawi. Edhe disa shprehje të Gauckut gjatë vitit të tij të parë në post janë interpretuar si kunja për kancelaren Merkel.

GettyImages 163886258 ADDIS ABABA, ETHIOPIA - MARCH 17: German President Joachim Gauck (L) talks with Ethiopian Prime Minister Hailemariam Desalegn before dinner at the Presidential Palace on the first day of his official visit on March 17, 2013 in Addis Ababa, Ethiopia. President Gauck and his partner, German First Lady Daniela Schadt, are in Ethiopia for a four-day state visit. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Joachim Gauck besucht Äthiopiens Premier Hailemariam Desalegn

Tema e parapëlqyer e Gauckut e lidh atë me etiopianët

Më tej në planin e vizitës së Gauckut gjendet një takim me përfaqësues të shoqërisë civile etiopiane, të hënën (18.03.2013), kohë e mjaftueshme kjo për presidentin gjerman, për të diskutuar temën e tij të zemrës, "lirinë". Se për më shumë grupe etiopiane dhe grupe të ndryshme gjermane për të drejtat e njeriut si dhe qendra PEN në Gjermani i kanë dhënë me vete letra të hapura. Në to ato i bëjnë ndër të tjera thirrje Gauckut, të angazhohet për lirimin e të burgosurve politikë dhe të gazetarëve në Etiopi.

Me të vërtetë edhe pas vdekjes së kryeministrit autoritar Meles në 2012-n shoqëria civile dhe opozita politike janë ngushtuar. Demonstratat lejohen rrallë, partive opozitare u mohohen ambientet e tubimit. Kur në maj 2012, në kulmin e "arabellion-it" studentë dhe veprimtarë të medias sociale themeluan një lëvizje proteste nën moton "beka" (amharisht "na ka ardhur në majë të hundës"), snajperë zunë pozicione përreth sheshit qendror Meskel në Adis-Abebë. Sipas informacioneve të agjencisë së lajmeve dpa Gaucku do të cekë gjatë vizitës së tij ndër të tjera problemet e të drejtave të njeriut në Etiopi. Në të njëjtën kohë udhëtimi synon të shprehë respektin e tij për të gjithë kontinentin afrikan.

Nga "fener ndriçues" në partner jo të këndshëm të Perëndimit

Në mes të viteve nëntëdhjetë Etopia konsiderohej si "Donor Darling" (një vend, të cilit i viheshin në dispozicion me dëshirë para për zhvillimin) dhe si fener ndriçues i rilindjes afrikane. Sot ajo është shndërruar më shumë në një partner jo të këndshëm të Perëndimit, të cilit Gjermania së bashku me aleatët e saj ia hoqi ndihmën buxhetore pas zgjedhjeve të përgjakshme të 2005-s. Arsye të tjera ishin ligji i rreptë anti-terror, kufizimi ligjor i financimit dhe i rrezes së veprimit të organizatave joqeveritare si dhe heqja institucionale e së drejtës së gjykimit për median e lirë.