1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gauck në Poloni: Vizitë te miqtë

Vizita e parë e presidentit gjerman Joachim Gauck jashtë shteti, në Poloni, ka bërë jehonë shumë pozitive. Gauck dhe homologu i tij Komorovski bënë të ditur thellimin e bashkëpunimit.

Joachim Gauck, presidenti i ri gjerman, pushtoi menjëherë zemrat e polakëve. Sidomos, kur ai foli në Varshavë për "vendin evropian të lirisë", të cilin e ka shumë për zemër. Por edhe pa deklaruar miqësinë e përzemërsinë Gauck nuk është i panjohur në Varshavë. Për shkak të funksionit të tij të mëparshëm si shef i zyrës së dokumentave të Stasit, ai respektohet këtu prej vitesh.

Presidenti Bronisłav Komorovski e quajti vendimin e Gauck-ut, për të zgjedhur Poloninë vendin e parë për ta vizituar si president, “një gjest të rëndësishëm”. Ky është simbol, që marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Gjermanisë dhe Polonisë "shkojnë më tej se pajtimi normal", tha Komorovski. Edhe Gauck theksoi “se në takim kanë qenë mjaft larg nga ngarkesat ndarëse të së kaluarës dhe shumë pranë vlerave, që lidhin të dy vendet." Gauck dhe Komorovski siguruan, se duan ta vazhdojnë miqësinë gjermano-polake, për të cilën është angazhuar fort edhe paraardhësi i Gauckut, Christian Wulff.

Angazhim për rininë

Presidenti gjerman Joachim Gauck (majtas) presidenti polak Bronislav Komorovski në një konferencë për shtyp në Varshavë

Gauck dhe Komorovski - qëndrime të ngjashme

Në të ardhmen të dy presidentët duan ta venë Europën në plan të parë dhe tënxisin së bashku integrimin europian, jo vetëm në BE, por edhe jashtë kufijve të tij. Të dy politikanët duan të angazhohen për më shumë liri dhe demokraci, sidomos në Bjellorusi dhe Ukrainë. Gauck theksoi të martën në Varshavë orientimin proevropian të Polonisë, si dhe mbështetjen e politikës së stabilitetit.

Megjithatë të dy presidentët bënë të qartë se e kaluara nuk duhet të harrohet. Konkretisht kjo do të thotë se Joachim Gauck dhe Bronisłav Komorovski do të marrin përsipër patronazhin e qëndrës rinore gjermano-polake. Përveç kësaj ata duan të mbeten në dialog me rininë dhe të marrin së shpejti pjesë në diskutime në qendrat e takimeve të të rinjve në Kreisau/Krzyzowa dhe në universitetin Viadrina në Frankfurt mbi Oder. Komorovski tha se në marrëdhëniet bilaterale është arritur shumë, megjithatë ka akoma për të bërë.

Polakëve u pëlqeu, që Gauck e quajti vendin e tyre një shembull të mirë për gjermanët. “Që kur unë mbaj mend, gjermanët shikojnë nga perëndimi”, tha ai dhe shtoi, se dëshira e tij është zgjerimi i këndvështrimit të bashkëvendasve të tij në drejtim të lindjes. “Ne kemi shumë për të mësuar nga fqinjët tanë polakë", theksoi Gauck në Varshavë.

I vlerësuar për punën e tij

Joachim Gauck 1992 si drejtor i zyrës për zbardhjen e dokumentave të Stasit

Joachim Gauck 1992 si drejtor i zyrës për zbardhjen e dokumentave të Stasit

Ajo, që shumë polakë vlerësojnë te Joachim Gauck, është mënyra e tij për të folur me ndjeshmëri për fqinjët. Për atë, që ndan dhe bashkon në të njëjtën kohë. Si ish disident i RDGJ-së, si mendimtar dhe i krishterë, ai ka arritur gjithashtu t'u japë polakëve ndjenjën, se i kupton drejtë.

Kjo ka të bëjë edhe me një temë, qëë në Poloni, ashtu si dhe më parë shkakton konflikte të mëdha në politikën e brendshme, trajtimin e së kaluarës komuniste. Shumica e polakëve e njohin Joachim Gauck-un si njeriun, që angazhohej për liri dhe drejtësi dhe që u bë shef i një enti, që vuri në lëvizje zbardhjen e raprezaljeve të regjimit të RDGJ-së. Atë, që Gauck bëri atëherë në Gjermaninë e bashkuar, qe e mundur të bëhej në Poloni gati dhjetë vjet më vonë. Kaq shumë kohë ka zgjatur, derisa një zyrë e ngjashme të mund të krijohej edhe atje. Por deri sot për këtë ka polemika. Shoqëria është e ndarë në këtë çështje. Ndërsa një pjesë kërkojnë trajtimin e plotë të së kaluarës komuniste dhe të krimeve të kryera në atë kohë, të tjerët duan ta mbyllin këtë kapitull dhe të harrojnë çfarë ka ndodhur.

Nga kjo perspektivë Gauck-u shihet me respekt. Në Poloni vlerësohet, që ai kërkoi si njeri dhe si shef i një autoriteti të tillë zgjidhjen e problemit sipas parimeve të vërteta kristiane. Nga njëra anë ai punoi për sqarimin e së vërtetës, nga ana tjetër ai la të veprojë mëshirën kristiane. Dhe këtë kanë parasysh shumë polakë, kur lëvdojnë fort vizitën e parë të Joachim Gauck-ut jashtë shteti.

Autorin: Rosalia Romaniec/Angjelina Verbica

Redaktion: