1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gauck kërkon më shumë demokraci në Turqi

Presidenti i Gjermanisë Joachim Gauck ka vazhduar vizitën e tij në Turqi. Këtë të martë (29.04.2014) ai do të hapë në Stamboll një universitet gjermano-turk.

Joachim Gauck

Joachim Gauck

Stambolli do të jetë stacioni i fundit i vizitës së presidentit gjerman Joachim Gauck në Turqi. Me hapjen atje të Universitetit gjermano - turk synohet thellimi i bashkëpunimit në shkencë dhe kërkime. Gauck në këtë ceremoni do të shoqërohet nga homologu i tij turk Abdullah Gül dhe ministrja gjermane e Arsimit Johanna Wanka.

Kritikat ndaj krerëve të Turqisë

Gauck dhe Gül

Gauck dhe Gül

Gjatë takimeve të zhvilluara ditën e hënë me presidentin Gül dhe kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan, presidenti gjerman ka kritikuar mangësitë e shtetit demokratik në Turqi. Por ka komentatorë gjermanë mendojnë se fjalët kritike ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut, lirisë së të menduarit dhe lirisë së shtypit në Turqi kanë mundur të jenë edhe më të ashpra.

"Kritikat e presidentit Gauck nuk kanë qenë të guximshme por të vetëkuptueshme", komenton gazeta Thüringische Landeszeitung. Sipas saj, Gauck ka dërguar në Ankara një sinjal të gabuar: i ka dhënë shpresa Turqisë se një ditë do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. "Në këtë mënyrë mbështeti anën e socialdemokratëve në Qeveri dhe u shpreh kundër qëndrimeve të Unionit CDU/CSU", shkruan gazeta.

Krerët e Turqisë duhe të përmirësojnë gjenndjen

Gauck dhe Erdogan

Gauck dhe Erdogan

Edhe gazeta Lausitzer Rundschau nënvizon porosinë e presidentit Gauck për "perspektivën e të rinjëve turqë që vendi i tyre një ditë të bëhet pjesë e familjes evropiane". Por thekson se koncepti i kancelares Merkel parashikon vetëm një "partneritet strategjik" dhe jo anëtarësimin e plotë të Turqisë në BE. Ndërsa gazeta Berliner Zeitung mendon se presidenti Gauck deri më tani kurrë nuk është përzier kaq qartë në konfliktin e brendshëm të një vendi tjetër. "Kjo dëshmon se presidenti Gauck nuk është i gatshëm të kufizohet vetëm me aspektin protokolar të funksionit të tij", pohon gazeta. Mesazhet kanë qenë të qarta, ndërsa krerët e Turqisë e kanë rendin të veprojnë, për të përmirësuar gjendjen, shkruan gazeta. Vizita e presidenti Gauck me bashkëpuntorë në Turqi përfundon këtë të martë në mbrëmje.