1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gauck kërkon dialog me respekt midis feve

Presidenti gjerman Joachim Gauck priti ditën e premte në kështjellën rezidenciale Bellevue në Berlin, të rinj që dëshirojnë të intensifikojnë dialogun midis myslimanëve dhe jomyslimanëve në Gjermani.

"Është e rëndësishme, që të flitet hapur për shancet dhe vështirësitë," tha kryetari i shtetit në fjalën përshëndetëse për 40 pjesëmarrësit e Konferencës islame për të rinjtë. E rëndësishme është që paragjykimeve dhe përgjithësimeve t'u vendosen përballë punë sqaruese, shtoi ai.

Gauck, kujtoi se 4 milionë myslimanët që jetojnë në Gjermani përbëjnë grupit e tretë më të madh fetar të Republikës Federale. «Me besimin dhe kulturën e tyre ata janë pjesë e së tashmes dhe të ardhmes së këtij vendi," tha ai. Asnjë presion nuk mund ta ndryshojë këtë. "Ne jetojmë këtu së bashku me fe të ndryshme dhe rrënjë kulturore të ndryshme, dhe kjo na ndryshon ne të gjithëve," theksoi Gauck.

Konferenca islame e të rinjve është një projekt që zhvillohet nën drejtimin e Fondacionit Mercator dhe Universitetit të Berlinit. Pjesëmarrësit në moshën nga 17 deri 25 vjeç, japin paralelisht me Konferencën Islame të ministrisë së Brendshme, propozime për perspektivat e të rinjve. Këtë vit ata duhet të prezantojnë se si mendojnë ata se duhet të zhvillohet dialogu midis shtetit dhe myslimanëve. Për këtë pjesëmarrësit janë duke bërë diskutime në Berlin së bashku me përfaqësues të fraksioneve pjesëmarrëse në parlament.

Presidenti Gauck pret të rinj myslimanë

Presidenti Gauck pret të rinj myslimanë

Në takimin me Presidentin, pjesëmarrësja Tutku Güleryüz, tha se për brezin e saj, pluraliteti i shoqërisë ka kohë që është kthyer në normalitet. Por ajo ndjen se shumë shpesh krijohen pasiguri në politikë dhe në shoqëri, për t`i lidhur vetëdijshëm bashkë tre fjalët "islamizëm", "mysliman" dhe "Gjermani". "Le të krijojmë një 'Ne' të re gjermane," tha Güleryüz.

Konferenca gjermane Islame e zhvilluar nën kryesimin e ministrit të Brendshëm Hans-Peter Friedrich (CSU) do të mblidhet këtë vit në muajin maj në një mbledhje plenare. Tema kryesore do të jetë radikalizimi dhe armiqësia ndaj islamizmit. E hapur është ende pyetja se si do të jetë e ardhmja e këtij organizmi pas zgjedhjeve parlamentare të muajit shtator.