1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gauck: histori dhe përgjegjësi e përbashkët

Paqja ka nevojë për siguri, edhe ushtarake - ky është mesazhi i Presidentit gjerman Gauck në një universitet në Tokio.

Japan Bundespräsident Joachim Gauck in der Waseda-Universität (picture-alliance/dpa/W. Kumm)

Presidenti gjerman Joachim Gauck flet në Universitetin Waseda

Kuadri është i ngurtë, akademik: një fjalim zyrtar i Presidentit federal para studentëve në universitetin elitar Waseda. Joachim Gauck, pastori dhe Presidenti gjerman është një njeri që e do paqen - një njeri i fjalës, i predikimit pajtues. Por ai nuk është pacifist. Para rreth 600 studentëve shumë të vëmendshëm të universitetit elitar Waseda në Tokio ai mban fjalimin me siguri më të rëndësishëm të vizitës së tij në Japoni.

Thirrje për angazhim më të madh ndërkombëtar

Presidenti i Gjermanisë ndodhet këtu që prej tri ditësh, ka folur me Presidentin konservator Abe, u prit oborrin perandorak me të gjitha nderet, të cilat mund t'i rezervohen vetëm një presidenti të një shteti të huaj. Ai debatoi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe kuptoi: Japonia është e shqetësuar nga njëra anë për kushtetutën e saj pacifiste, por edhe për aleancën e sigurisë me një President Trump. Nga ana tjetër të pranishme janë edhe frikërat për një Kinë që bëhet gjithnjë e më e fuqishme, për konfliktet e vazhdueshme në ishull, për fqinjin e armatosur rëndë dhe të paparashikueshëm në veprime, Korenë e Veriut.

Misionet ushtarake nuk janë tabu

Në universitetin Waseda ai përsërit mendime, të cilat ai i ka shprehur që në vitin 2014 në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, i konverton ato në raport me vendet e ngushta partnere, Gjermani dhe Japoni. "Ka shkas për shqetësim." Dhe: "Japonia dhe Gjermania kuptuan para disa kohësh, se duhet të marrin përgjegjësi më të madhe ndërkombëtare, edhe në interesin e vet."

Presidenti i Gjermanisë e ka fjalën këtu në radhë të parë për një angazhim më të madh të Kombeve të Bashkuara, për misione ndërkombëtare në rajone krizash ndërkombëtare, por edhe - si ultima ratio - për angazhim ushtarak, kur diplomacia dështon.

Gauck mbështet kryeministrin Abe

Që prej disa kohësh, politikani i LDP-së, Shinzo Abe përpiqet ta ndryshojë kushtetutën në drejtim të mbështetjes së më shumë angazhimeve ushtarake, ka çuar përpara një riinterpretim të paragrafëve të pacifizmit, dëshiron një ndryshim të kushtetutës. Përballë gjendjes kërcënuese, Presidenti gjerman Gauck me sa duket ushqen simpati për konceptin e Abes për një zbutje graduale të kushtetutës pacifiste. Kjo megjithëse dëgjoi në bisedime se shumica e japonezëve nuk e duan këtë.

Historia si detyrim

Por Gaucku kujton në fjalimin e tij historinë, holokaustin. Ai është detyrim për misione paqësore "bazuar në të drejtën ndërkombëtare". Dhe me sa duket është edhe një apel për palën japoneze, e cila akuzohet nga shtetet fqinjë: "Pikërisht përballja mundësisht e hapur me historinë vetjake, me gabimet dhe krimet vetjake ishte parakushti vendimtar për pajtim me fqinjët tanë"

Por historia vetjake nuk duhet të jetë "argumentim për mungesën e dinamizmit, kur shkeljet e të drejtave të njeriut kthehen në gjenocid dhe krime kundër njerëzimit." Për të gjitha këto shkaqe ai dëshiron një dialog edhe më aktiv të politikës së sigurisë midis Japonisë dhe Gjermanisë, "e cila nga një anë bazohet në gjendjen e ndryshuar në botë, nga ana tjetër niset nga përbashkësitë tona të shumta."

Entuziazëm prej qendrimit të hapur 

Një studente dëshiron të dijë në fund, nëse Gjermania mund ta mbështesë Japoninë edhe ushtarakisht më shumë, në një kohë kur Amerika e Trumpit me sa duket largohet më tej dhe u vë pikëpyetje garancive të sigurisë. "Gjermania nuk është fuqi e madhe", përgjigjet Presidenti gjerman, nuk mund të ndihmojë më shumë se deri tani. Japonia dhe Gjermania duhet të kuptojnë pa dyshim në epokën e Trumpit, se tani duhet të marrin së bashku më shumë përgjegjësi si komunitet ndërkombëtar. Studentët janë shumë të entuziazmuar nga qëndrimi i hapur i Presidentit gjerman dhe Presidenti federal nga pyetjet spontane.