1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gauck: Gjermania nuk duhet të harrojë

Presidenti gjerman Joachim Gauck u takua të hënën (18.02.2013) me të afërm të viktimave të terrorit neonazist të celulës së njohur si trioja e Cvikaut. Ai premtoi zbardhjen e plotë të çështjeve ende të hapura.

German President Joachim Gauck (R) welcomes Ayse Yozgat during a meeting of relatives of the victims who were killed by the small neo-Nazi group National Socialist Underground (NSU) at the Presidential residence Bellevue castle in Berlin February 18, 2013. The neo-Nazi group NSU is accused of murdering nine Turkish and Greek immigrants and a policewoman from 2000 to 2007. REUTERS/Fabrizio Bensch (GERMANY - Tags: CRIME LAW POLITICS)

Bundespräsident Joachim Gauck trifft Angehörige der Neonazi Mordopfer

Presidenti gjerman Joachim Gauck ka mesazhe të qarta për familjarët e viktimave. Gjermania nuk duhet të harrojë: Paragjykimet duhet të luftohen. Gabimet duhet të kenë konseguenca.

Në takimin që zhvilloi të hënën (18.02.2013) në Berlin me të afërm e familjarë të viktimave të terrorit të celulës neonaziste, të njohur si trioja e Cvikaut, presidenti gjerman Joachim Gauck premtoi zbardhje të plotë të ngjarjeve dhe mbështetje për familjet. Ai u premtoi familjeve: "Unë dua të ndihmoj që dhimbja juaj të kuptohet dhe të njihet nga të gjithë. Që të zbardhet ku ka pasur gabime, që të flitet për këtë, madje kur është e nevojshme edhe të debatohet, se çfarë mësojmë ne nga kjo."

Gauck: Jam shokuar nga gabimet e bëra

Trios neonaziste i llogariten 10 vrasje nga viti 2000 deri në vitin 2007. Gauck kujtoi në përshëndetjen e tij se paraardhësi i tij, presidenti Christian Wulff që në nëtor 2011 është takuar me të afërm të viktimave, pikërisht kur u bë publike se vrasjet kishin ndodhur nga trioja neonaziste. "Vullneti për të zbardhur ekziston", tha presidenti gjerman. Megjithatë ka vend për shqetësim dhe pyetje ende të hapura. "Pse ka pasur kaq shumë gabime dhe vendime të gabuara gjatë hetimeve?" Me të drejtë të afërmit presin një përgjigje "me padurim, sepse ka kaluar një vit". "Edhe unë personalisht jam shokuar kur jam informuar se çfarë gabimesh janë bërë tek disa autoritete", theksoi presidenti gjerman. Disa ndryshime ndërkohë në këtë drejtim janë bërë, koordinimi i punës mes mbrojtjes kushtetuese, policisë, landeve dhe federatës pritet kështu që të zhvillohet më mirë.

HANDOUT - Bundespräsident Joachim Gauck empfängt am 18.02.2013 Angehörige der Neonazi-Mordopfer im Schloss Bellevue in Berlin. Ismail Yozgat, Vater des in Kassel ermordeten Halit Yozgat, fordert die Umbenennung der Holländischen Straße, in der sein Sohn aufwuchs, arbeitete und ermordet wurde, in Halit-Yozgat-Straße. Foto: Jesco Denzel/Bundespresseamt +++(c) dpa - Bildfunk+++

Presidenti Joachim Gauck gjatë takimit me të afërmit e viktimave të celulës neonaziste të Cvikaut

Shenjë solidariteti

Pas takimit avokati, që përfaqëson familjet e viktimave, Mehmet Daimagüler në një intevistë për Deutsche Welle-n foli për rëndësinë që shteti i jep solidarizimit me familjet e viktimave. Fakti që presidenti Gauck u takua me familjarët është një tregues i këtij solidariteti, thotë Daimagüler. Por takimi i presidentit është thjesht me karakter simbolik, presidenti ka thjesht detyra reprezentative, thotë avokati. E rëndësishme tani është të vazhdojë zbardhja e rasteve, dhe të kemi rezultate. Ende ka shumë çështje janë të hapura, thotë ai, duke shprehur shqetësimin për ato pjesë të dosjeve, ku ai ende nuk ka akses.

Para takimit pati reagime për shkak se njëra nga familjaret e viktimave kishte refuzuar ftesën. Motra e një të vrari donte të vinte vetëm me avokaten, gjë që zyra e presidentit nuk e pranoi për shkak të numrit të kufizuar të të ftuarve.