1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gauck: Femrat duhet të vlerësohen më shumë

Joachim Gauck dekoroi 33 femra për angazhimin e tyre shoqëror me Kryqin e Federates. Kritika e tij: angazhimi i tyre shpërblehet shumë pak.

Në pyetjen se a ishte e emocionuar apo jo, Gudrun Halbrock përgjigjet me një "Ah": "Për mua çeshtja që kompetencat e edukimit të njihen më mirë është shumë e rëndësishme", thotë mësuesja në pension. Ajo u shpreh kështu pasi mori Kryqin Federal të Meritës nga Presidenti Federal, Joachim Gauck. Zonja e vjetër e veshur me një xhaketë ngjyrë rozë dhe flokë të prera shkurt, mori një kuti të zezë ku gjendej Urdhëri dhe një çertifikatë. Ndërkohë që shkëmbente fjalë me presidentin, kamerat dhe aparatet ishin fokusuar tek ata.

Joachim Gauck 33 Frauen Weltfrauentag

Joachim Gauck duke dekrouar Gudrun Halbrock

Joachim Gauck ka dekoruar 33 femra, me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Femrës, për meritat dhe punën e tyre publike. Janë femra që punojnë në shërbimin e emergjencës apo që ndihmojnë në rehabilitmin e kriminelëve të rinj. Femra që shoqërojnë pacientët në momentet e fundit të jetës së tyre, femra që përpiqen të ndalojnë dhunën seksuale ndaj femrave në Afrikë dhe femra që ushtrojnë presion tek kompanitë të kenë më shumë drejtuese femra.

"Energji e pabesueshme pozitive"

"Këtu është mbledhur një energji e pabesueshme pozitive", tha ai. Megjithatë një koha e mirë nuk e ndaloi presidentin. Është shumë dëshpërues momenti kur ai thotë se dhuna në familje është ende shkaku i plagosjes së shumë femrave në Gjermani. Ose kur ai thekson se një në dy gra të vdekura është vrarë nga ish partneri ose ai aktual. Gaucku argumenton se angazhimi vullnetar i femrave është më i rrallë se sa ai i meshkujve.

Statistikat i japin të drejtë presidentit. Nga më shumë se 1700 medalje që ka dhënë Presidenti vitin e shkuar, vetëm 515, pra 30 përqind, u morën nga femra "Vlerësimi nuk bëhet mbi baza gjionre, por në bazë të kontributit në shoqëri", thotë Presidenti.

7. Berliner Biennale Femen

Instalacion feminist në Berlinale

Gjermania i është rikthyer në vitet e fundit temës së barazisë gjinore. Në qeveri ministrat nga partitë liberale dhe konservative diskutojnë rreth pyetjes se si është e mundur që me në fund të futen më shumë femra në pozitat drejtuese të ekonomisë, deri më tani të mbizotëruar nga meshkujt. Një artikull në revisten "Stern", në të cilën raportohet rreth një skandali që kishte bërë liberali i vjetër Rainer Brüderle, i cili i kishe ofruar disa avantazhe një gazetarje të re, ngjalli debat në lidhje me ngacmimet seksuale nën moton "Ngrije zerin", debat ky që me jave të tëra ka dominuar diskutimet në rrjetet sociale. Para disa ditësh Presidenti kishe marrë disa kritika, kur ishte shprehur se debati rreth ngacmimeve seksuale mund të kthehet thjesht në një temë interneti. Tani ai thekson se e mirëpret faktin kur «meshkujt dhe femrat zhvillojnë debate rreth temës se ngacmimeve seksuale»

Edukimi është një çështje jetësore

Edhe Gudrun Halbrock e njeh fare mirë problemin e roleve ndërgjinore dhe çështjen e diskriminimit gjinor. Në vitet e 70' ajo e themeloi lëvizjen për nënat e divorcuara që rrisin femijët vetë (më vonë këtu u perfshinë edhe meshkujt). Kjo ishte në një kohe kur femrat e divorcuara në Gjermani nuk ishin të shumta dhe shikoheshin shtrembër nga shoqëria.

Pasi doli në pension si mësuese, ajo filloi të punojë se kujdestare për fëmijët. Ajo themeloi një fondacion për të rritur ndihmën dhe përkujdesin ndaj fëmijëve në Gjermani, shkruan libra me keshilla për edukimin e femijeve dhe në internet shkruan rreth pyetjeve si psh: "A do që të më provokojë fëmija im?A e kam merituar unë këtë?"

Autor: Mathias Bölinger/Amarildo Topi

Redaktoi: Auron Dodi