1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gatishmëri për bisedime, por dallim në qëndrime

Në Kosovë, janë shtuar zërat që në fund të janarit apo në fillim të shkurtit mund të nisin bisedimet për çështje teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Prishtina dëshiron që me Beogradin të bisedojë në cilësinë e dy vendeve fqinjë; Beogradi nuk pajtohet me këtë qëndrim

Prishtina dëshiron që me Beogradin të bisedojë në cilësinë e dy vendeve fqinjë; Beogradi nuk pajtohet me këtë qëndrim

Autoritetet e Prishtinës dhe ato të Beogradit, pranojnë që të nisin një raund të ri bisedimesh për çështje teknike, por dallojnë në qëndrime rreth pozicionit të palëve. Prishtina kërkon që këto biseda të trajtohen si dialog i dy vendeve fqinjë, Beogradi nuk pajtohet me këtë, ndërsa shtyn UNMIK-un dhe misionin evropian që të nisin dialog pa praninë e palës kosovare. Janë shumë çështje që Prishtina dhe Beogradi duhet t'i bisedojnë, pika këto të përfshira në planin gjashtëpikësh të OKB-së. Është çështja e doganave veriore të Kosovës, transporti, gjykatat, policia, trashëgimia kulturore e fetare serbe në Kosovë dhe vijat administrative të komunave më shumicë serbe. Në këtë mes edhe misioni i BE-së ka shfaqur gatishmëirnë që të ndimojë këto bisdime, mirëpo pa e luajtur rolin e ndërmjetësusit.

BE-ja e gatshme të ndihmojë

Peter Faith, shefi i zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë thotë: "Bashkimi Evropian përfaqësuesit e kësaj organizate në Kosovë por edhe të tjerë nga komuniteti ndërkombëtar, janë të gatshëm të ndihmojnë që qeveria e Kosovës të zhvillojë dialog me vendet fqinjë të saj, sepse bashkëpunimi rajonal është vetëm fitimprurës."

Me Beogradin ka shumë çështje që mund të bisedohen

Gatishmëria e shefit të zyrës civile ndërkombëtare që të ndihmojë bisedat Prishtinë-Beograd, çmohet nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, por sipas kryetarit të parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pos institucioneve qëndrore të vendit askush nuk ka mandat që të nisë apo ndërhyjë në këto biseda.

"Për çështjen e planit gjashtë pikësh të OKB-së, politika kosovare e ka dhënë fjalën e saj, por, ka shumë çështje që mund të bisedohen me Beogradin. Asnjë institucion kosovar nuk e ka mohuar mundësinë e bisedave teknike me Beogradin, por askush nuk e ka të drejtën e bisedave për çështjen e statusit", thotë Jakup Krasniqi.

Serbët e Kosovës shumë të interesuar që bisedimet të fillojnë sa më parë

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nga ana e tyre, janë shumë të interesuar që bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të fillojnë sa më parë, pikërisht mbi planin gjashtëpikësh të OKB-së. Kryetari i Këshillit Kombëtar të serbëve në Kosovën veriore, Nebojsha Joviq, thotë se këto biseda mund të rezultojnë me shumë zgjidhje të cilat do të mundësojnë stabilitetin e komunitetit serb në Kosovë.

"Unë do të dëshiroja që të dëgjoj se si do të jetë shembull zinxhiri komandues i policisë kur është në pyetje siguria për serbët. Ne jemi dëshmitarë që misioni EULEX ka reaguar shumë dobët ndaj incidenteve të fillimvitit që ndodhën në veri të Mitrovicës. Do donim po ashtu qartësi edhe në sistemin e drejtësisë. Ende nuk e dimë nëse do të kemi Gjykatë Komunale dhe të Qarkut në Mitrovicë, apo cila do të jetë Gjykata Supreme e Kosovës dhe funksioni i saj. Shumë gjëra janë të paqarta, shumë gjëra kanë filluar dhe s'kanë përfunduar dhe kam frikë se do të futemi në një lojë pa rezultate ", thotë Nebojsha Joviq.

Edhe analistët mendojnë se bisedimet teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të ndodhin, por rezultate sipas tyre nuk mund të priten nëse merren parasysh pervojat e bisedave të mëhershme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Driton Lajqi, analist i pavarur, shprehet për DW në shqip: "Koha është një element tjetër përcaktues për mbajtjen e këtyre bisedave. Kjo kohë për Prishtinën është e disfavorshme, sepse Prishtina dëshiron që me Beogradin të bisedojë në cilësinë e dy vendeve fqinjë, ndërsa Beogradi nuk pajtohet me këtë qëndrim. Prandaj mendoj se bisedimet teknike duhet të ndodhin, por nëse bazohemi në këto qëndrime vështirë se mund të ketë rezultate."

Sidoqoftë, fundi i këtij muaji apo fillimi i muajit shkurt, është thënë se mund të jetë koha kur do të bëhen përpjekje serioze që pala kosovare dhe ajo e Beogradit të nisin një lloj dialogu teknik. Në këtë nismë thuhet se do të përfshihet aktivisht misioni i UNMIK-ut. E gjitha kjo për të realizuar atë që quhet plan gjashtëpikësh i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun dhe në këtë mënyrë të përmbyllet me sukses misioni dhjetëvjeçar i administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

(PP)

  • Data 26.01.2009
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GgRb
  • Data 26.01.2009
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GgRb