1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gati dy dekada pas ribashkimit gjerman - Lindja ende nuk bën përpara

Kanë kaluar gati dy dekada që pas ribashkimit të Gjermanisë. Ndihma miliardëshe për rindërtimin janë investuar e megjithatë pjesa lindore e Gjermanisë ende nuk qëndron mbi këmbët e veta.

Gjermanët ribashkohen - Festa në Berlin më 03.10.1990

Gjermanët ribashkohen - Festa në Berlin më 03.10.1990

Në bazë të raportit të fundit publikuar mbi stadin e procesit të unifikimit të stardantit të jetesës mes landeve lindore dhe atyre perëndimore në Gjermani rezulton, se njerëzit në Lindje ende vazhdojnë ta ndjejnë veten si qytetarë të klasit të dytë.

Kemi arritur shumë por kemi ende shumë për t´u bërë

Deklarimi i ministrit të komunikacionit i ngarkuar edhe për rindërtimin e Lindjes, Volfgang Tifenze, i cili prezantoi së fundi raportin mbi nivelin në Lindje, tingëlloi kontradiktor: "Vlen motoja: kemi arritur shumë, por është ende shumë për t´u bërë. Ndonëse është arritur shumë ne kemi një sërë sfidash për të përballuar."

Festa e bashkimit, 2 tetor 1990

Festa e bashkimit, 2 tetor 1990

Ky deklarim bëhet prej vitesh. Shteti vazhdon të transferojë çdo vit 30 miliardë euro nga Perëndimi në Lindje. Ky inxheksion financiar do të jetë i nevojshëm edhe për dhjetë vjet të tjera në Lindje, mendon profesori në fushën e ekonomisë Hartvig Blum: "Ekzison një shans, që në dhjetë vjet procesi të përfundojë. Ne kemi konstatuar një riindustrailizim mjaft interesant në Lindje të Gjermanisë këto dhjetë vitet e fundit dhe kemi mundur të zhvillojmë industrinë."

Optimizëm për të ardhmen

Blum drejton institutin për studime ekonomike në Halle, që merret me zhvillimet ekonomike në Lindje të Gjermanisë. Ai është optimist për të ardhmen: Në Lindje thotë ai industria zhvillohet më shpejt se në perëndim. Në rajonet lindore janë vendosur sipërmarrje të sukseshme në nivel ndërkombëtar në fushën e teknologjive të energjisë dhe të mjedisit, madje disa rajone në Lindje kanë arritur qysh sot nivelin e perëndimit.

Perëndimi ha lindjen

Perëndimi ha lindjen

Por pavarësisht nga zhvillimi i disa qendrave ekonomike këto rajone janë prekur nga zhvendosja e popullsisë. Të rinjtë largohen, rajone të tëra po shpopullohen dhe infrastruktura po ndryshon konform këtij zhvillimi. Pasojat janë shtëpi të mbetura bosh, shkolla të mbyllura, ndërkohë që ndërtohen azile të moshuarish. Për shkak se mjekët mungojnë janë infermieret ato që marrin përsipër vizitat tek pacientët nëpër shtëpi.

Zhvendosja e popullsisë dhe papunësia

Një tjetër problem në këto rajone është papunësia, ndonëse ka pasur rënie të numrit të të papapunëve, kuota aktuale vazhdon të jetë 13%. Shumë vende pune paguhen keq, ndaj pagat duhet të mbështeteten me subvencione nga shteti. Gjermania në Lindje po shndërrohen në një zonë të pagave të ulëta, kritikon partia e majtë. Pikërisht mbi 3 tetorin deputetja e partisë së majtë Gesine Lötzsch paraqiti nëj studim mbi "jetën në landet e reja të federatës".

"Gati 20 vjet pas hapjes së murit Lindja dhe perëndimi ende nuk janë bashkuar. Ne kemi dallime të mëdha sociale, në Lindje janë kryesisht gratë të prekura nga kushte të vështira pune, prej së cilës ato nuk mund të financojnë as jetesën. Kjo bën që struktura sociale në Lindje të Gjermanisë të përkeqësohet gjithnjë e më shumë dhe që gratë aktive në profesion largohen nga Lindja."

Lindja rajon krize për zhvillimet demografike

Pasoja është, që në Lindja e Gjermanisë konsiderohet si rajoni i krizës në Evropë sa u përket zhvillimeve demografike. Pavarësisht një rritjeje të vogël që ka në kutën e lindjeve, në raport me numrin e popullsisë në këto rajone, kuota e lindjeve është më e ulëta në Evropë. Ajo çfarë pret Lindja nga qeveria në të ardhmen është çka ka premtuar edhe kancelarja: më shumë vende pune, paga dhe pensione të barabata me Perëndimin.

DW.COM

  • Data 02.10.2008
  • Autor Bernd Gresler (DW Berlin)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FT1v
  • Data 02.10.2008
  • Autor Bernd Gresler (DW Berlin)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FT1v