1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Gates në Turqi - Ofensiva turke kundër kurdëve tema kryesore

SHBA i bënë thirrje Turqisë që t´i japë fund sa më shpejt ofensivës kundër partisë së ndaluar të kurdëve PKK në Veri të Irakut.

Helal Kurdistany, anëtare e PKK, dhjetor 2007

Helal Kurdistany, anëtare e PKK, dhjetor 2007

Përveç kësaj ushtria turke lejohet të sulmojë vetëm bazat e PKK-së, tha ministri i mbrojtjes i SHBA, Robert Gates pas një takimi me homologun turk Veçdi Gënyl në Ankara. Turqia edhe sot refuzoi të përcaktojë një plan kohor për operacionin në Veri të Irakut.

Sekretari amerikan i mbrojtjrs, Robert Gates

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates

Turqia duhet të sqarojë objektivat, kapacitetin dhe kufijtë e misionit. Lufta kundër PKK-së duhet të shoqërohet me mjete ekonomike dhe politike, sepse "vetëm kështu mund të ndalet terrorizmi" tha ministri i mbrojtjes i SHBA, Robert Gates në Ankara.

Trupat turke në kufi me Irakun, 27 shkurt 2008

Trupat turke në kufi me Irakun, 27 shkurt 2008

"Për ne është e rëndësishme që t´i bëjmë të qartë qeverisë së Turqisë se cilat janë interesat tona rreth situatës në Irak dhe çfarë është e rëndësishme për të mbrojtur interesat e SHBA dhe të Turqisë, sepse ne kemi interesa të përbashkëta këtu. Unë mendoj, se këto interesa nuk mund të avancojnë duke kërcënuar apo duke rezikuar procesin politik."

Zëdhënësi i PKK-së Ahmed Deniz i tha agjencisë së lajmeve Aswat al-Irak, se trupat turke të enjten janë përpjekur të marrin një majë mali në kufirin mes provincës Erbil dhe Dohuk. Jo larg rajonit Al-Amadija pati shkëmbime zjarri me luftëtarët e PKK-së, që kanë vrarë 15 ushtarë turq. Zëdhënësi tha, se trupat pas kësaj u tërhoqën dhe sulmuan me helikopterrë zonën përreth malit Schirien. Zëdhënsi nuk deklaroi të dhëna mbi humbjet nga radhët e PKK-së.

  • Data 28.02.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DFDy
  • Data 28.02.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DFDy