1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Garë cila parti bën ofertën më të mirë për uljen e taksave

Në qendër të shtypit të sotëm gjerman janë premtimet elektorale të partive gjermane për uljen e taksave:

Politikanë të CSU-së, Peter Ramsauer, Horst Seehofer, Hartmut Koschyk dhe Karl-Theodor zu Guttenberg.

Politikanë të CSU-së, Peter Ramsauer, Horst Seehofer, Hartmut Koschyk dhe Karl-Theodor zu Guttenberg.

Gazeta « Këlner Stadt-Anzeiger» shkruan

Sidomos CSU dhe FDP janë në garë se cila bën ofertën më të mirë për mjetet për uljen e taksave. Premtime të tilla nuk kanë vlerë as sa letra në të cilën janë shkruar. Sepse edhe një shtysë e favorshme ekonomike do të mjaftonte vetëm për penguar rritjen e mëtejshme të malit të borxheve dhe nuk mjafton për vite të tëra për t'i dhënë atij fund.

Kurse " Stuttgarter Nachrichten" vëren:

Me përjashtim të ambientalistëve të gjitha partitë që kanë shanse për t'u bërë pjesë e qeverisë po blejnë premtime për uljen e taksave, të cilat janë krejtësisht të parealizueshme. Liberalët shkojnë më larg se të gjithë me tarifën e tyre të përshkallëzuar iluzore për taksa prej 10 - 20 - 35 përqind. CDU-ja premton se do të marrë 15 miliardë euro në dorë dhe do të luftojë progresionin e ftohtë. Me ndërgjegje ajo nuk përmend për këtë ndonjë datë konkrete. Edhe SPD e bën këtë gjë, duke i premtuar shtresë së saj elektorale taksa fillestare më të ulta.

Gazeta Mitteldeutsche Zeitung (Halle) shkruan:

Realiteti i ashpër bën të qartë se perimenti i mundësive për uljen e taksave po i afrohet zeros. Ndaj klasës politike po shtohet edhe presioni që pas zgjedhjeve të veprojë ndryshe nga ç'kishte deklaruar fillimisht. Për qytetarët me kujtesë të mirë kjo nuk përbën ndonjë surprizë. Për shkak të politikës fiskale të SPD-së pas fitores së zgjedhjeve në vitin 2002, CDU/CSU - asokohe në opozitë - kërkoi ngritjen e një komisioni për gënjeshtrat, pra për shqyrtimin e premtimeve të bëra e gjatë fushatës elektorale. (pp/dpa/aca)

Pas zgjedhjeve të vitit 2005 koalicioni i madh e shndërroi "mosmbajtjen e fjalës" në parim të politikës së përbashkët financiare, le të kujtojmë këtu rritjen e taksës së vlerës së shtuar.

  • Data 22.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jm6J
  • Data 22.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jm6J