1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Gana kryeson tabelën në grupin ku është Gjermania

Gana ka marrë kryesimin e grupit D, në të cilin është edhe Gjermania. Holandezët u kualifikuan ndër 16 ekipet më të mira të Kampionatit Botëror, i cili po zhvillohet në Afrikën e Jugut.

default

Gana feston

Trajneri i Gjermanisë Joachim Löw ishte në mesin e 34.800 shikuesve në stadiumin Royal-Bokafeng në Rustenburg, ku u ndeshën Gana dhe Australia. Gana ishte favorit, por e para në epërsi doli Australia, pas një gabimi të portierit Richard Kingson. Golin e shënoi Brett Holman.

Gëzimi i "Socceroos" megjithatë nuk ishte i gjatë, sepse pas një presioni të madh të ganezëve, lojtari me eksperiencë Harry Kewell u detyrua që në linjën e portës topin ta devijojë me dorë. Ai u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Australia me penallti, të cilën e realizoi Asamoah Gyan.

WM100613 Ghana Serbien

Asamoah Gyan

Më pas të gjithë prisnin rënien e plotë të Australisë dhe një humbje të ngjashme si në ndeshjen kundër Gjermanisë (Gjermania fitoi 4:0), por australianët befasuan për të mirë: në pjesën e dytë ndonëse me 10 lojtarë ata ishin më të mirë se ganezët. Megjithatë ndeshja përfundoi me rezultat 1:1, që Ganës i siguron vendin e parë në këtë grup me katër pikë. Në vendin e dytë me nga tre pikë janë Gjermania dhe Serbia, ndërsa e fundit Australia me vetëm një pikë. Por teorikisht të gjitha ekipet mund të kualifikohen në garat e mëtejme.

Joachim Löw Ghana Australien WM Fußball Weltmeisterschaft

Joachim Löw, ndër shikuesit

Trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Löw tha se është i sigurt se Gjermania do të "ringrihet pas humbjes kundër Serbisë" dhe do të kualifikohet për garat e mëtejeme. Me fjalë të njëjta u shpreh edhe kapiteni Philipp Lahm. Llogaria më e thjeshtë dhe e sigurtë për Gjermaninë, është fitorja kundër Ganës, por ka dhe llogari të tjera për kualifikimin e gjermanëve në gara të mëtutjeshme.

Fitorja e dytë e Holandës

Ekipi i Holandës fitoi edhe në ndeshjen e dytë të këtij Kampionati. Pas një ndeshje të dobët, holandezët mundën japonezët me rezultat 1:0. Golin e vetëm e shënoi Wesley Sneijder, pas një gabimi të madh të

Fußball WM 2010 Niederlande Japan Flash-Galerie

Pas golit të Sneijder

portierit japonez Eiji Kawashima. Lojtari i Bajernit të Mynihut, Arjen Robben as kësaj radhe nuk ishte në formacion. Holanda kështu vazhdoi serinë pa humbje prej 21 ndeshjesh. Në të njëjtin grup, Danimarka mundi Kamerunin, në një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me rezultat 2:1. Kameruni është ekipi i parë i cili humbi të gjitha gjasat për kualifikimin e mëtejmë, ndërsa Danimarkës i duhet fitorja ndaj Japonisë, për kualifikim ndër 16 ekipet më të mira.

Dita e dielë vazhdojnë garat në grupin F (ku takohen Sllovakia - Paraguaji dhe Italia - Zelanda e Re) dhe në grupin G (ndeshen Brazili dhe Bregu i Fildishtë).

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Mimoza Cika - Kelmendi